Në një intervistë me Al Arabiya, zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, shprehu angazhimin e plotë të lëvizjes për të zbatuar fazën e parë të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke theksuar:
"Ne nuk do t'i japim Izraelit asnjë pretekst për të rinisur luftën".
Faza e parë përfshin një armëpushim në Rripin e Gazës dhe shkëmbimin e penngjeve dhe burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit. Armëpushimi hyri në fuqi sot, pasi ushtria izraelite u tërhoq përgjatë vijës së rënë dakord, duke ruajtur në mënyrë efektive kontrollin e afërsisht 53% të enklavës palestineze.
Lajmi kryesor:
Gaza, armëpushimi hyn në fuqi! Trump të hënën në Izrael/ Nis afati për lirimin e pengjeve, palestinezët rikthehen në shtëpitë e tyre
Xh.D/ReportTv.al