Philippe Lazzarini

Bota

Hamasi pranoi planin e SHBA, shefi i UNRWA: Dritare shprese që na lejon të adresojmë urinë dhe vuajtjet e mbi 2 mln njerëzve

4 Tetor, 15:00| Përditesimi: 4 Tetor, 15:03

  • Share

1759583001_GettyImages1229796701.jpg

Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë palestineze të refugjatëve të OKB-së, UNRWA, ka folur mbi situatën në zhvillim e sipër në lidhje me planin e paqes të Donald Trump. 

Në një deklaratë të postuar në X, ai shkruan se tani ekziston një "moment i mirëpritur dhe i rrallë për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe për të hapur rrugën për një zgjidhje afatgjatë për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë me dekada". 

Ai shton se kjo është gjithashtu "një dritare e rrallë shprese për t'i lejuar OKB-së, përfshirë UNRWA-në, të adresojë urinë dhe vuajtjet e mbi 2 milion njerëzve me nevoja të papërshkrueshme". Por Lazzarini gjithashtu kërkon që "ata që janë përgjegjës për mizoritë e kryera" më 7 tetor dhe që nga ajo kohë duhet të ndiqen penalisht.

Në afat të shkurtër, të gjithë pengjet dhe të ndaluarit palestinezë duhet të dorëzohen, bombardimet duhet të ndalen dhe ndalimi ndaj UNRWA-s duhet të hiqet, shton ai.

Izraeli akuzon UNRWA-n për bashkëpunim me Hamasin dhe në fakt e shpalli të jashtëligjshme në janar, duke paralizuar operacionet e saj të ndihmës në Rripin e Gazës.


Lajmi kryesor:

Lufta në Gaza/ Hamasi 'po' planit të SHBA, IDF pezullon sulmet! Nesër në Egjipt negociata për lirimin e 48 pengjeve, zyrtari i Trump niset për në Kajros


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?