700 ditë pas sulmeve terroriste të 7 Tetorit 2023, Hamasi publikoi videon e njërit prej izraelitëve që ende mban peng. Në një video të shpërndarë të cilën mediat izraelite nuk e kanë publikuar me kërkesë të familjarëve, shfaqet Gilboa Dalal. Ai duket brenda në një automjet dhe deklaron se pamjet janë filmuar më 28 gusht 2025. Në klip, Gilboa Dalal shihet gjithashtu duke takuar një peng tjetër brenda një makine. Qeveria izraelite e cilësoi videon propagandistike nga ana e Hamasit. Hamasi mban ende 50 pengje, 2 prej të cilëve janë shtetas amerikanë. 20 prej tyre besohen nga shteti hebre se janë ende të gjallë.
Lajmi kryesor:
700 ditë nga nisja e luftës, Ushtria izraelite: Kontrollojmë 40% të qytetit të Gazës
A.I/I.M/ReportTv.al
