Hansi Flick, trajneri i Barcelonës

Sport

Hansi Flick paralajmëron futbollistët e tij: PSG, skuadra që duhet mundur

1 Tetor, 15:27| Përditesimi: 1 Tetor, 15:31

  • Share

Në prag të ndeshjes së Champions League, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e konsideron sfidën me PSG-në një test të vështirë. “Po luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. PSG ka një trajner dhe lojtarë të shkëlqyer. Është një sfidë e madhe”, tha ai fillimisht.

Barça do të ketë në dispozicion Lamine Yamal, por do të mungojnë Fermin Lopez, Joan Garcia dhe Gavi për shkak dëmtimesh.

“Është pjesë e punës sonë, duhet të dimë si t’i menaxhojmë dëmtimet. Na mungojnë lojtarë kyç në mesfushë, por duhet të kemi besim te lojtarët tanë të rinj”, tha Flick.

Ai gjithashtu nënvizoi forcën dhe traditën e klubit në Evropë.

“Ne jemi Barcelona dhe jemi gjithmonë midis favoritëve, por rruga është shumë e gjatë dhe duhet të punojmë shumë. A po kërkojmë hakmarrje për eliminimin e sezonit të kaluar? Le të mos shikojmë nga e kaluara, gjithçka ka ndryshuar, PSG, lojtarët, Barcelona”, tha Flick mes të tjerash.


Lajmi kryesor:

Champions League/ Sot finale e parakohshme mes Barcelonës dhe PSG-së, spikat edhe Villarreal - Juventus! City përballë Monacos, Napoli luan në shtëpi


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?