Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League, do zhvillojë këtë mbrëmje nëntë ndeshjet e mbetura për raundin e dytë të fazës së ligës. Me fillim nga ora 18:45 luhen Qarabag - FC Copenhagen dhe Royale Union - Newcastle.
Ndërkohë në orën 21:00 do luhen shtatë ndeshjet e tjera. Në Londër, Arsenali pret Olympiacos, teksa Barcelona luan kundër PSG-së në një sfidë që mund të quhet pa frikë edhe si një finale e parakohshme. Te Barça trajneri Flick nuk do ketë të gatshëm Joan Garcia, Gavi, Fermin Lopez, Raphinha apo ter Stegen. Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, PSG, do duhet të bëjë pa fituesin e 'Topit të Artë', Ousmane Dembene, si edhe Doue, Kamara, Kvaratskhelia apo Marquinhos.
Në 'Ceramica', Villarreal luan kundër Juventusit. Spanjollët nuk do kenë shtatë futbollistë për shkaqe lëndimi, ndërsa 'Zonja e Vjetër' ende nuk ka të gatshëm Bremer, Milik, Miretti apo Thuram.
Në përballjet e tjera, Dortmund pret Bilbaon, Manchester City luan kundër Monacos në Principatë, teksa Napoli pret Sportingun në 'Maradona'.
Champions League, raundi 2 - e mërkurë, 01 tetor 2025
18:45
Qarabag - FC Copenhagen
Royale Union SG - Newcastle
21:00
Arsenal - Olympiacos
Barcelona - PSG
Bayer Leverkusen - PSV
Dortmund - Athletic Bilbao
Monaco - Manchester City
Napoli - Sporting Lisbone
Villarreal - Juventus
Renditja:
Sot në 21:00 Villarreal dhe Juventus përballen në Spanjë për fazën e ligës në Champions League. Shqiptari i Juventusit, Edon Zhegrova, nuk pritet të jetë titullar as në këtë takim, por pritet të ketë minuta gjatë ndeshjes.
Formacionet e mundshme:
Villarreal (4-4-2): Luiz Junior; Mourino, Rafa Marin, Renato Veiga, Sergi Cardona; Gueye, Santi, Buchanan, Alberto Moleiro; Pépé, Mikautadze.
Juventus (3-4-2-1): Di Gregorio; Kalulu, Gatti, Kelly; Cambiaso, Locatelli, McKennie, Cabal; Koopmeiners, Yildiz; David.
Në prag të ndeshjes së Champions League, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e konsideron sfidën me PSG-në një test të vështirë. “Po luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. PSG ka një trajner dhe lojtarë të shkëlqyer. Është një sfidë e madhe”, tha ai fillimisht.
Barça do të ketë në dispozicion Lamine Yamal, por do të mungojnë Fermin Lopez, Joan Garcia dhe Gavi për shkak dëmtimesh.
“Është pjesë e punës sonë, duhet të dimë si t’i menaxhojmë dëmtimet. Na mungojnë lojtarë kyç në mesfushë, por duhet të kemi besim te lojtarët tanë të rinj”, tha Flick.
Ai gjithashtu nënvizoi forcën dhe traditën e klubit në Evropë.
“Ne jemi Barcelona dhe jemi gjithmonë midis favoritëve, por rruga është shumë e gjatë dhe duhet të punojmë shumë. A po kërkojmë hakmarrje për eliminimin e sezonit të kaluar? Le të mos shikojmë nga e kaluara, gjithçka ka ndryshuar, PSG, lojtarët, Barcelona”, tha Flick mes të tjerash.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, shprehu emocionet e tij në prag të sfidës kundër Barcelonës, duke e quajtur ndeshjen një “finale të parakohshme”.
“Jam i lumtur që jam kthyer në atë që e konsideroj shtëpi. Këto janë emocione të veçanta”, tha spanjolli, duke shtuar se mungesat e lojtarëve nuk janë justifikim: “Duhet të përpiqemi ta kemi gjithmonë topin. Nuk ka justifikime, nuk është stili ynë, objektivi është të fitojmë dhe të japim më të mirën tonë”.
Për PSG-në nuk do të luajnë Doue, Kvara, Marquinhos dhe Dembele, por Enrique theksoi rëndësinë e përkushtimit të skuadrës. Ai gjithashtu falënderoi klubin për fanellat speciale me logon e fondacionit kushtuar vajzës së tij të ndjerë, Xanës:
“Falenderoj presidentin për këtë gjest, ne mund të ndihmojmë kaq shumë fëmijë”, tha trajneri.
Komente
