Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, shprehu emocionet e tij në prag të sfidës kundër Barcelonës, duke e quajtur ndeshjen një “finale të parakohshme”.
“Jam i lumtur që jam kthyer në atë që e konsideroj shtëpi. Këto janë emocione të veçanta”, tha spanjolli, duke shtuar se mungesat e lojtarëve nuk janë justifikim: “Duhet të përpiqemi ta kemi gjithmonë topin. Nuk ka justifikime, nuk është stili ynë, objektivi është të fitojmë dhe të japim më të mirën tonë”.
Për PSG-në nuk do të luajnë Doue, Kvara, Marquinhos dhe Dembele, por Enrique theksoi rëndësinë e përkushtimit të skuadrës. Ai gjithashtu falënderoi klubin për fanellat speciale me logon e fondacionit kushtuar vajzës së tij të ndjerë, Xanës:
“Falenderoj presidentin për këtë gjest, ne mund të ndihmojmë kaq shumë fëmijë”, tha trajneri.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Sot finale e parakohshme mes Barcelonës dhe PSG-së, spikat edhe Villarreal - Juventus! City përballë Monacos, Napoli luan në shtëpi
S.Dh/ReportTv.al