Politikë

Hapen negociatat për ‘Agjendën e Gjelbër’, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi, kjo është perandoria ku duam të jemi pjesë

16 Shtator, 09:50| Përditesimi: 16 Shtator, 10:26

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka shënuar një rekod me hapjen e 5 grupkapitujve në 11 muaj, ndërsa sot u çelën negociatat edhe për “Agjendën e Gjelbër”. Në konferencën e përbashkët për shtyp, me Marta Kos dhe ministren daneze Bjerre, kreu i qeverisë tha se kjo është hera e parë që Shqipëria zgjedh lirisht me kë do të martohet, duke thënë se kjo ëhstë perandoria në të cilën duam të jemi pjesë.

“Kam shumë mirënjohje me të cilën dua të them disa fjalë duke nisur nga falënderimi për ju, për mbështetjen dhe që jeni siguruar të mbahet premtimi që kur japim rezultate shpërblehemi. Sot çelem një tjetër grupkapitull, që në fakt përbejnë 5 grukapituj në 11 muaj dhe mesa di unë, ky është një rekord. Pres me padurim të çelim grukapitullin e fundit para mbylljes së këtij viti. Me shpresë do ta bëjmë sëbashku. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një shpërblimi njëherë e përgjithmonë, por të realizojmë çdo ditë. E dimë që ka sfida dhe duhen bërë përpjekje, por e dimë që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me këtë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandor të tjera në të shkuarën, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Hapen negociatat me BE për ‘Agjendën e Gjelbër’, Kos: Shqipëria ka ecur shpejt, Unioni përgjegjësi për ta mbështetur! Rama: Duhet të rishpikim veten (VIDEO)


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?