BRUKSEL - Shqipëria shënon një hap më pranë BE-se, me hapjen sot të negociatave për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Konferenca e 6-të ndërqeveritare u mbajt në Bruksel dhe u bashkëdrejtua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre.
Kështu, vendi ynë nis zyrtarisht negociatat për 4 kapituj: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike. Para takimit, omisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, priti Ramën te “Muri i Zgjerimit”, ku hoqën shenjën e kuqe nga 4 kapitujt, duke i bërë me të verdhë, që simbolizon hapjen e tyre.
Kos, gjatë konferencës për shtyp, vlerësoi sërish ecurinë e Shqipërisë në këtë proces si mbresëlënës, ndërsa shtoi se edhe BE ka përgjegjësi të mbështesë këtë kandidate kaq të zellshme, siç iu referua ajo vendit tonë. Kos theksoi edhe rëndësinë e të bërit të njëjtin si hap si me hapjen e kapitujve, edhe me mbylljen e tyre.
"Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ende nuk kam bërë një vit në këtë detyrë dhe është hera e katërt që hapim kapitujt. Kjo na çon në 5 grupkapituj dhe 28 kapituj të çelur. Ka mbetur edhe një dhe s’kam dyshim që do ta bëjmë këtë gjë së shpejti.", u shpreh gjatë konferencës Kos.
Rama tha se në këto dy vite, deri në arritjen e objektivit të vendosur, që deri më 2027 të kenë hapur të gjithë grupkapitujt, do të duhet që të ‘rishpikin veten’. Rama tha se duke marrë parasysh se ky grupkapitull i Agjendës së Gjelbër është shumë sfidues, kanë krijuar një ministri më vete vetëm për mjedisin.
“Sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund dhe kjo është arsyeja pse përmenda se tanimë kemi ministri më vete vetëm për mjedisin, me një ekip që është rritur gjatë detyrës, me ministër të ri që është negociatori nga pala jonë dhe tashmë i duhet të gjejë negociator që ta shoqërojë dhe sigurisht kjo nuk do të ishte diçka që disa vjet më patrë do ta kisha marrë në konsideratë.”, tha Rama.
Kreu i qeverisë nuk kurseu batutat teksa tha se për herë të parë vendi ka zgjedhur vetë me kë do të martohet.
“Jemi martuar me detyrim me perandor të tjera në të shkuarën, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi”, tha Rama.
Edhe ministrja daneze, Marie Bjerre vlerësoi rezultatet e arrita nga Shqipëria. Danimarka, tha ajo, vend i cili mban aktualisht presidencën e BE-së, do të bëjë çdo gjë që të çojë përpara zgjerimin.
“Danimarka do të bëjë çmos për të çuar përpara zgjerimin, mbetet thelbësore që vendet kandidate të bëjnë realizime të reformave dhe të përmbushjes së kritereve të Kopenhagë. Shqipëri vazhdoni më tej me punën e mirë”, tha Bjerre.
Deri tani, Shqipëria ka çelur 5 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse, "Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Konferenca e ardhshme ndërqeveritare, e planifikuar më 2 tetor, do të përqendrohet tek grupkapitulli i fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”.
Presidenti Bajram Begaj
Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel. Grupkapitulli 4 përfshin sektorë thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë e këtij akti, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kreu i Shtetit shprehu besimin se me këtë ritëm progresi brenda vitit do të finalizohet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian. Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit”.
Aktorët e Bashkimit Europian së bashku me kryeministrin Edi Rama në mesin e tyre dhe ekipin negociator nga Shqipëria, kanë realizuar foton familjare tradicionale.
Përfaqësues të BE-së dhe kryeministri Rama u mblodhën sot në Bruksel për zhvillimin e konferencës së 6-të ndërqeveritare për çeljen e grupkapitullit IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos tha se Shqipëria do të duhet që të jape rezultate për të përmbullur në kohë të gjithë këto grupkapituj që tashmë janë hapur. Ajo tha se është edhe përgjegjësi e BE-së që ta mbështesë një kandidate si Shqipëria, që e quajti si të zellshme, në procesin e negociatave.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se kapitujt e Agjendës së Gjelbër janë sfiduese dhe se në këto dy vite do të duhet që ‘të rishpikin vetveten’. Duke marrë parasysh faktin se këto kërkesa për grupkapitullin e Agjendës së Gjelbër, Rama tha se tashmë kanë edhe një ministri më vete vetëm për mjedisin.
Marta Kos: Nuk është e lehtë të çelësh kapitujt, por edhe e vështirë t’i mbyllësh. Jemi të sigurt se jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria duhet të japë rezultate me reforma dhe të sjellë gjithçka që është e nevojshme që të mbyllë kapitujt. Vizioni i kryeministrit tuaj është të përmbyllim nëgociatat në fund të vitit 2027, e mbështesim këtë vizion çka do të thotë se në momentin që kemi këtë kandidat kaq të zellshëm, është edhe përgjegjësia nga ana jonë që t’i mbështesim me energjinë dhe fuqinë njerëzore në Bruksel.
Marie Bjerre: Kur çelim grupkapitujt, 5 tashmë nga 6, në një kohë kaq të shkurtër, e kemi bërë se kapacitet administrative të Shqipërisë janë të gatshëm që ndërkohë që ecim para, Shqipëria bëhet pjesë e BE. Nuk keni vikingët nga ana juaj, por të gjithë BE. Të gjithë shtetet anëtare mbështesin Shqipërinë. Një e ardhme e BE me Shqipërinë është e rëndësishme për të gjithë ne.
Edi Rama: BE është bekim për një vend si i yni dhe për vende si i yni në rajon. Përmes BE ne mund të marrim të gjithë dijen për të ndërtuar institucionet, shtetin që jep dhe ofron për qytetarët e vet përtej individualeteve dhe kjo është e jashtëzakonshme. Për ta bërë këtë, BE të jep mjetet për rishpikur veten si komb, vend e shtet. Në këtë proces besoj se BE na ka ndihmuar ne si shumicë të rishpikim veten dhe këto dy vite sfida do të jetë ë rishpikim veten duke u afruar gjithmonë e më parë në mënyrën tonë të të qenit me kërkesat ashtu si kërkesat e këtij grupkapitulli që janë sfiduese. Kërkesat janë sfiduese edhe për shtetet anëtare për të ruajtur standartet dhe i mbrojtur. Sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund dhe kjo është arsyeja pse përmenda se tanimë kemi ministri më vete vetëm për mjedisin, me një ekip që është rritur gjatë detyrës, me ministër të ri që është negociatori nga pala jonë dhe tashmë i duhet të gjejë negociator që ta shoqërojë dhe sigurisht kjo nuk do të ishte diçka që disa vjet më patrë do ta kisha marrë në konsideratë. Por sot është e qartë, është proces të mësuar për të gjithë ne dhe duhet të jemi të përulur, të përkushtuar ndaj punës dhe ta duam Evropën me gjithë pasionin tonë.
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka shënuar një rekod me hapjen e 5 grupkapitujve në 11 muaj, ndërsa sot u çelën negociatat edhe për “Agjendën e Gjelbër”. Në konferencën e përbashkët për shtyp, me Marta Kos dhe ministren daneze Bjerre, kreu i qeverisë tha se kjo është hera e parë që Shqipëria zgjedh lirisht me kë do të martohet, duke thënë se kjo ëhstë perandoria në të cilën duam të jemi pjesë.
“Kam shumë mirënjohje me të cilën dua të them disa fjalë duke nisur nga falënderimi për ju, për mbështetjen dhe që jeni siguruar të mbahet premtimi që kur japim rezultate shpërblehemi. Sot çelem një tjetër grupkapitull, që në fakt përbejnë 5 grukapituj në 11 muaj dhe mesa di unë, ky është një rekord. Pres me padurim të çelim grukapitullin e fundit para mbylljes së këtij viti. Me shpresë do ta bëjmë sëbashku. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një shpërblimi njëherë e përgjithmonë, por të realizojmë çdo ditë. E dimë që ka sfida dhe duhen bërë përpjekje, por e dimë që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me këtë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandor të tjera në të shkuarën, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi”, tha Rama.
Ministrja e Çështjeve europiane, Marie Bjerre ka përgëzuar Shqipërinë për rezultatet e arrira në negociatatat me Bashkimin Europian. Në konferencën për shtyp, Bjerre saktëson se Shqipëria, ashtu si dhe vendet e tjera kandidate, do të kenë përkrahjen e presidencës daneze për realizimin e reformave.
“Konferenca e sotme dëshmoni se zgjerimi po ecën përpara dhe tregon se reforma të vërteta sjellin rezultate të vërteta. Shqipëria ka treguar se e sheh të ardhmen e saj në Europë, ju po jepni rezultate dhe meritoni që këto t’iu njihen. Ka ende shumë punë, por sot është një gur kilometrik dhe drejtimi është i qartë.
Danimarka do të bëjë çmos për të çuar përpara zgjerimin, mbetet thelbësore që vendet kandidate të bëjnë realizime të reformave dhe të përmbushjes së kritereve të Kopenhagë. Shqipëri vazhdoni më tej me punën e mirë”, tha Marie Bjerre.
Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos në një konferencë me kryeministrin Edi Rama në Bruksel tha se ecuria e Shqipërisë në rrugën evropiane është mbresëlënëse.
“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ende nuk kam bërë një vit në këtë detyrë dhe është hera e katërt që hapim kapitujt. Kjon a çon në 5 grupkapituj dhe 28 kapituj të çelur. Ka mbetur edhe një dhe s’kam dyshim që do ta bëjmë këtë gjë së shpejti. Shtetet anëtare janë të përkushtuar që të shënojnë progress kur të përmbushen kriteret. Po të përdorja termin, do të jetë më shpejt, lart e fort dhe një punë në ekip. Ka një trekëndësh të fortë që mbështet procesin e zgjerimit në tërësi. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare që kanë çuar para reformat, dhe sidomos gjatë këtij viti. Reformat që u kërkojnë kandidatëve kërkojnë ndryshime themelore. Vendi juaj po tregon se mund të bëhet. Dhe se BE e shpërblen këtë ndryshim pozitiv. Vazhdoni kështu me këtë ritëm duke u siguruar që të përfshini parlmentin, shoqërinë ciivle …. Sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi pavarësia gjyqësore. Në momentin që të çelim të gjithë, do të nisi menjëherë që t’i mbyllim sa më shpejt dhe brenda 2027. Agjenda e gjelbër, reformat që përmban ndihmojnë që rritja ekonomike e Shqipërisë të shkrojë krah për krah me mbrojtjen e pasurisë natyrore të Shqipërisë.”, tha mes të tjerash Kos.
Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos ka folur para takimit për hapjen e 4 kapitujve të ‘Agjendës së Gjelbër’ me Shqipërinë, e cila ripërsëriti mundësinë e vendit për të përmbyllur këtë procesin e negociatave deri në vitin 2027.
Ajo tha se nëse ecet me këtë shpejtësi, grupkapitujt mund të happen brenda këtij viti. Kos vlerësoi lidershipin e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se nëse vendi vijon me këto rezultate, Komisioni Evropian do të ofrojë mbështetjen e tij.
“Shqipëria po tregon se me një lidership të fortë, ndryshimet pozitive janë të mundshme. Dhe një gjë është më e rëndësishme, ne shohim dallime midis vendeve kandidate dhe e rëndësishme është roli i lidershipit. Nëse lidershipi po tregon orientim pro-evropian, qytetarët kanë ndjesinë se vendi po lëviz në drejtimin e duhur. Qëllimi i qeverisë së Shqipërisë është të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2027. Komisioni Evropian po e mbështet këtë vizion të qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama.”, tha Kos.
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos vlerësoi edhe njëherë hapat e shpejtë që po ndjek Shqipëria drejt rrugës evropiane. Ajo i tregoi kryeministrit Edi Rama murin e zgjerimit dhe së bashku hoqën ngjyrën e kuqe nga 4 kapitujt e Agjendës së Gjelbër duke e bërë me të verdhë, që simbolizon hapjen e tyre.
Kryeministri Rama, teksa shprehu falenderime për Kos, tha se ajo po u qëndron mbi kokë që të mos shpërqendrohen.
Pjesë nga diskutimi:
Marta Kos: I dashur Edi, ky është muri i zgjerimit. Sigurisht, tani jemi të përqendruar tek kjo pjesë, sepse ky është vërtet një përjashtim i mënyrës si e bënim këtë. Shqipëria ka ecur kaq shpejt. Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte me të kuqe. E kuqja tregon që nuk është hapur ende, e verdha që është hapur dhe e gjelbra që është mbyllur provizorisht. Mesa duket sapo kemi çelur një tjetër grupkapitull. I dashur Edi kemi nderin që ndërsa unë heq të kuqen, ju do të vendosni ngjyrën e re.
Edi Rama: 4, kanë mbetur edhe pesë dhe çelen të gjitha.
Marta Kos: Sigurisht brenda këtij viti sipas planit dhe e mbështes fort planin tuaj për të mbyllur negociatat që do të thotë se do të jenë të gjitha me ngjyrë të gjelbër deri në vitin 2027, dhe pastaj, sigurisht, do t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Për mua është thellësisht mbresëlënës përkushtimi, juaji personalisht sepse kjo lidhet me drejtimin dhe ekipit që po ecën mirë. Urime, privilegj për mua të punoj me ju.
Edi Rama: Dua të falendderoj që na rri gjithmonë mbi kokë për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi dhe që të mos e mendojmë në përmasë më të madhe për veten nga çduhet.
Foto: Edi Rama dhe Marta Kos
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi ne rrjetet sociale teksa ka publikuar disa foto me komisioneren europiane Marta Kos, është shprehur se pret me padurim për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësimin në BE.
Kreu i qeverisë ndër të tjera thekson se ky është një ritëm rekord vetëm në 11 muaj.
“Mirëmëngjes dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Komente
