Politikë

Marta Kos nga Brukseli: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse! Sot një hap më pranë drejt objektivit të anëtarësimit

16 Shtator, 09:45| Përditesimi: 16 Shtator, 10:20

  • Share

 

Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos në një konferencë me kryeministrin Edi Rama në Bruksel tha se ecuria e Shqipërisë në rrugën evropiane është mbresëlënëse.

“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ende nuk kam bërë një vit në këtë detyrë dhe është hera  e katërt që hapim kapitujt. Kjon a çon në 5 grupkapituj dhe 28 kapituj të çelur. Ka mbetur edhe një dhe s’kam dyshim që do ta bëjmë këtë gjë së shpejti. Shtetet anëtare janë të përkushtuar që të shënojnë progress kur të përmbushen kriteret. Po të përdorja termin, do të jetë më shpejt, lart e fort dhe një punë në ekip. Ka një trekëndësh të fortë që mbështet procesin e zgjerimit në tërësi. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare që kanë çuar para reformat, dhe sidomos gjatë këtij viti. Reformat që u kërkojnë kandidatëve kërkojnë ndryshime themelore. Vendi juaj po tregon se mund të bëhet. Dhe se BE e shpërblen këtë ndryshim pozitiv. Vazhdoni kështu me këtë ritëm duke u siguruar që të përfshini parlmentin, shoqërinë ciivle …. Sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi pavarësia gjyqësore. Në momentin që të çelim të gjithë, do të nisi menjëherë që t’i mbyllim sa më shpejt dhe brenda 2027. Agjenda e gjelbër, reformat që përmban ndihmojnë që rritja ekonomike e Shqipërisë të shkrojë krah për krah me mbrojtjen e pasurisë natyrore të Shqipërisë.”, tha mes të tjerash Kos.


Lajmi kryesor:

Hapen negociatat me BE për ‘Agjendën e Gjelbër’, Kos: Shqipëria ka ecur shpejt, Unioni përgjegjësi për ta mbështetur! Rama: Duhet të rishpikim veten (VIDEO)


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?