Politikë

Kos: BE, përgjegjësi për të mbështetur Shqipërinë! Rama: Do na duhet të rishpikim veten! Kapitujt e Agjendës së Gjelbër, sfidues. Kemi një ministri vetëm për mjedisin

16 Shtator, 10:03| Përditesimi: 16 Shtator, 10:48

  • Share

 

Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos tha se Shqipëria do të duhet që të jape rezultate për të përmbullur në kohë të gjithë këto grupkapituj që tashmë janë hapur. Ajo tha se është edhe përgjegjësi e BE-së që ta mbështesë një kandidate si Shqipëria, që e quajti si të zellshme, në procesin e negociatave.  

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se kapitujt e Agjendës së Gjelbër janë sfiduese dhe se në këto dy vite do të duhet që ‘të rishpikin vetveten’. Duke marrë parasysh faktin se këto kërkesa për grupkapitullin e Agjendës së Gjelbër, Rama tha se tashmë kanë edhe një ministri më vete vetëm për mjedisin.

Marta Kos: Nuk është e lehtë të çelësh kapitujt, por edhe e vështirë t’i mbyllësh. Jemi të sigurt se jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria duhet të japë rezultate me reforma dhe të sjellë gjithçka që është e nevojshme që të mbyllë kapitujt. Vizioni i kryeministrit tuaj është të përmbyllim nëgociatat në fund të vitit 2027, e mbështesim këtë vizion çka do të thotë se në momentin që kemi këtë kandidat kaq të zellshëm, është edhe përgjegjësia nga ana jonë që t’i mbështesim me energjinë dhe fuqinë njerëzore në Bruksel.

Marie Bjerre: Kur çelim grupkapitujt, 5 tashmë nga 6, në një kohë kaq të shkurtër, e kemi bërë se kapacitet administrative të Shqipërisë janë të gatshëm që ndërkohë që ecim para, Shqipëria bëhet pjesë e BE. Nuk keni vikingët nga ana juaj, por të gjithë BE. Të gjithë shtetet anëtare mbështesin Shqipërinë. Një e ardhme e BE me Shqipërinë është e rëndësishme për të gjithë ne.

Edi Rama: BE është bekim për një vend si i yni dhe për vende si i yni në rajon. Përmes BE ne mund të marrim të gjithë dijen për të ndërtuar institucionet, shtetin që jep dhe ofron për qytetarët e vet përtej individualeteve dhe kjo është e jashtëzakonshme. Për ta  bërë këtë, BE të jep mjetet për rishpikur veten si komb, vend e shtet. Në këtë proces besoj se BE na ka ndihmuar ne si shumicë të rishpikim veten dhe këto dy vite sfida do të jetë ë rishpikim veten duke u afruar gjithmonë e më parë në mënyrën tonë të të qenit me kërkesat ashtu si kërkesat e këtij grupkapitulli që janë sfiduese. Kërkesat janë sfiduese edhe për shtetet anëtare për të ruajtur standartet dhe i mbrojtur. Sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund dhe kjo është arsyeja pse përmenda se tanimë kemi ministri më vete vetëm për mjedisin, me një ekip që është rritur gjatë detyrës, me ministër të ri që është negociatori nga pala jonë dhe tashmë i duhet të gjejë negociator që ta shoqërojë dhe sigurisht kjo nuk do të ishte diçka që disa vjet më patrë do ta kisha marrë në konsideratë. Por sot është e qartë, është proces të mësuar për të gjithë ne dhe duhet të jemi të përulur, të përkushtuar ndaj punës dhe ta duam Evropën me gjithë pasionin tonë.


Lajmi kryesor:

Hapen negociatat me BE për ‘Agjendën e Gjelbër’, Kos: Shqipëria ka ecur shpejt, Unioni përgjegjësi për ta mbështetur! Rama: Duhet të rishpikim veten (VIDEO)


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?