Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos vlerësoi edhe njëherë hapat e shpejtë që po ndjek Shqipëria drejt rrugës evropiane. Ajo i tregoi kryeministrit Edi Rama murin e zgjerimit dhe së bashku hoqën ngjyrën e kuqe nga 4 kapitujt e Agjendës së Gjelbër duke e bërë me të verdhë, që simbolizon hapjen e tyre.
Kryeministri Rama, teksa shprehu falenderime për Kos, tha se ajo po u qëndron mbi kokë që të mos shpërqendrohen.
Pjesë nga diskutimi:
Marta Kos: I dashur Edi, ky është muri i zgjerimit. Sigurisht, tani jemi të përqendruar tek kjo pjesë, sepse ky është vërtet një përjashtim i mënyrës si e bënim këtë. Shqipëria ka ecur kaq shpejt. Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte me të kuqe. E kuqja tregon që nuk është hapur ende, e verdha që është hapur dhe e gjelbra që është mbyllur provizorisht. Mesa duket sapo kemi çelur një tjetër grupkapitull. I dashur Edi kemi nderin që ndërsa unë heq të kuqen, ju do të vendosni ngjyrën e re.
Edi Rama: 4, kanë mbetur edhe pesë dhe çelen të gjitha.
Marta Kos: Sigurisht brenda këtij viti sipas planit dhe e mbështes fort planin tuaj për të mbyllur negociatat që do të thotë se do të jenë të gjitha me ngjyrë të gjelbër deri në vitin 2027, dhe pastaj, sigurisht, do t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Për mua është thellësisht mbresëlënës përkushtimi, juaji personalisht sepse kjo lidhet me drejtimin dhe ekipit që po ecën mirë. Urime, privilegj për mua të punoj me ju.
Edi Rama: Dua të falendderoj që na rri gjithmonë mbi kokë për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi dhe që të mos e mendojmë në përmasë më të madhe për veten nga çduhet.
Lajmi kryesor:
Hapen negociatat me BE për ‘Agjendën e Gjelbër’, Kos: Shqipëria ka ecur shpejt, Unioni përgjegjësi për ta mbështetur! Rama: Duhet të rishpikim veten (VIDEO)
Xh.D/I.M/ReportTv.al
