Hapen qendrat e votimit në 54 rajone ruse për kreun ekzekutiv

8 Shtator 2023, 14:37| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 14:38

  • Share

1694176646_kjews.jpg

Qendrat e votimit janë të hapura në 54 rajone të Rusisë, njoftoi kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova në një konferencë, raportuar nga agjencia e lajmeve ruse Ria Novosti. 

Në pesë rajone, kreu i ekzekutivit do të zgjidhet jo drejtpërdrejt, por me votën e parlamentit lokal, si për rrethin Yamalo-Nenets dhe për të ashtuquajturat territore të reja: republikat popullore të Donetskut dhe Luganskut, rajonet e Zaporozhye dhe Kherson. 

Zgjedhjet legjislative do të mbahen edhe në katër qarqe të reja. 

“Në 54 njësi zgjedhore të Federatës Ruse, ku është marrë vendimi për të votuar për tre ditë, qendrat e votimit janë të hapura dhe janë hapur me himnin e Federatës Ruse”, tha Ella Pamfilova. 

Moska gjithashtu zgjedh një kryetar bashkie nga pesë kandidatët që konkurrojnë për postin: Sergei Sobyanin, Boris Chernyshov, Vladislav Davankov, Leonid Zyuganov dhe Dmitry Gusev. Moskovitë do të votojnë edhe për deputetë në 13 komuna.

Zgjedhjet për guvernator po zhvillohen gjithashtu në rajonin e Moskës dhe votuesit do të duhet të zgjedhin midis Andrei Vorobyov, Kirill Zhigarev, Alexander Naumov dhe Anatoli Nikitin. Zgjedhjet në shumicën e rajoneve do të zhvillohen brenda tre ditëve.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Putin vrau Prigozhin! Ukraina gati për të shkruar në zgjedhje


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?