Krahasim i postuar nga Edi Rama: Karriget në trotuar të lokaleve në botë, dhe në Lungomare

Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Asnjë problem me shërbimin në një pjesë të trotuarit si në Paris e Londër, por kurrësesi barrikada si në Lungomare

6 Korrik, 20:01| Përditesimi: 6 Korrik, 20:41

  • Share

Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish situatën në Lungomare të Vlorës, ku veprimtaria e bizneseve të ndryshme, kryesisht lokaleve, shtrihet deri në bllokim të trotuareve për këmbësorët.

Kryeministri thotë se nuk është kundër shërbimit të shtrirë në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por thekson se nuk është e pranueshme që ky model t’u rrëmbejë hapësirat publike dhe trotuaret qytetarëve.

Rama u bën thirrje sërish bizneseve pranë Lungomares që të heqin karriget dhe tavolinat që kanë bllokuar trotuaret dhe haësirat publike, dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin thotë se shteti do t’i mbështesë me kënaqësi.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama në platformën X:

Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike

Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh

Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi

Burime pranë institucioneve vendore bëjnë me dije për Report Tv se ditën e nesërme, të hënën, pritet rikthimi i Ramës në Vlorë, i cili do të ndjekë nga afër ecurinë e zbatimit të porosive të dhëna, si dhe do të inspektojë zonat ku janë raportuar problematika më të theksuara. Vetë kryeministri, të shtiunën ndau disa foto nga zaptimi i hapësirave publike në Lungomare, dhe u la "afat" zaptuesve që t'i lirojnë vetë deri të hënën, në të kundërtën s'do t'u mbetet më asgjë në dorë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zoni: 06/07/2025 22:17

    Shko shiko plazhet ne Radhime. Pse jepen per privatin dhe nuk behen publike pra te shkojne njerzit me cader me vete dhe te kene hapsire ta ngulin ku duan

    Përgjigju
  • xXx: 06/07/2025 20:45

    Neser vjen perseri Bajlozi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?