Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së garës ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, me një batutë me holandezët, duke i kujtuar se për ta dashuria kalon përmes llogarive.
Kam vënë re se Shqipëria i bën të gjithë të bien në dashuri e dashuria i shtyn në disa xhelozira të çuditshme. Kur bie në dashuri dhe një holandez që nuk shquhen për rënie në dashuri. Dashuria e holandezëve kalon përmes llogarive, duke qenë tregtarët më të mëdhenj të botës e magjistarë që përmes tregtisë kanë bërë një vend aq të suikseshëmë për nga ekonomia e të ardhurat dashurinë e kanë pasur të dytën e u ka kaluar përmes llogarisë.
Kryeministri tha se procesi do të jetë transparent ndërsa për holandezët kujtoi se do të jenë më të vështirët për ti bindur në procesin e integrimit në BE.
Ka qenë e rëndësishme mbështetja e qeverisë (holandeze) përmes ambasadorit të Holandës. Ka qenë dhe shumë e rëndësishme për mua e për ne, se Holanda është vendi më rigoroz kur vjen fjala për të pranuar progresin e tjetrit. Më i vështiri. Dihet botërisht. Kush do të hyjë në BE-në llogarinë e fundit e ka me holandezët. Të tjerët edhe emocionohen.
Fakti që ne këtu kemi ekselencën holandeze tregon se kur vjen puna për kompanitë holandeze, e forcat holandeze që vijnë këtu Shqipëria është vend perfekt hajdeni. Këtë e dëgjojmë nga qeveria e ambasadori e për ne është vlerësim.
Sot mu kujtua që ky proces me kompanitë ka nisur 1 vit e kusur më përpara në Pallatin e Kongreseve ku prezamtuam idenë e 40 kompani ishin aty me grupet e tyre për të ndjekur këtë proces. Këtu sot janë 15 përfaqësues të kompanive që kanë ardhur për të dëgjuar. Tenderi ndërkombëtar është i hapur në portal, merreni me seriozitet.
“Do të jetë një proces absolutisht transparent por mos harroni nuk keni vetëm ne mbi kokë por dhe peshkatarët holandezë. Zgjidheni që në fillim bëni delfinin të fitojnë të gjithë palët, harroni peshkaqenin, atë bëni në një vend jashtë Europës ku ka plot porte që ndërtohen”
Lajmi kryesor:
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, fondi limit 392 mln euro, 15 kompani shprehin interes! Rama: Impakt në ekonomi, edhe bazë ushtarake të NATO
S.G//ReportTv.al