Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” së Adriatik Lapajt.
Sipas Nismës Shqipëria Bëhet, kanë konstatur që në kamera nuk është shfaqur vula e fletës së votimit, duke shkelur parashikimet ligjore të Kodit Zgjedhor. Por, pas hapjes së materialeve zgjedhore, u bë i mundur verifikimi i vulave.
Përfaqësuesi i PD, Ledio Braho, pas hapjes së kutisë së votimit, deklaroi se: "Rezultoi se të gjitha fletët e votimit ishin të vulosura me vulat përkatëse të qendrës votimit fdhe vulën e sekretarit.
Një ditë më parë, Lapaj në një intervistë për Report, deklaroi se qëllimi i tyre është që të rishikohet çdo votë që mund t’ju kenë ‘vjedhur’ edhe pse mund të mos ndikojë në rezultat.
Komente
