Hapet një kuti votimi në Vlorë

Politikë

KAS hap kutinë e votimit në Vlorë pas ankimimit të 'Nisma Shqipëria Bëhet', të gjitha fletët rezultojnë me vulë

3 Qershor, 11:42| Përditesimi: 3 Qershor, 14:25

  • Share

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” së Adriatik Lapajt.

Sipas Nismës Shqipëria Bëhet, kanë konstatur që në kamera nuk është shfaqur vula e fletës së votimit, duke shkelur parashikimet ligjore të Kodit Zgjedhor. Por, pas hapjes së materialeve zgjedhore, u bë i mundur verifikimi i vulave. 

Përfaqësuesi i PD, Ledio Braho, pas hapjes së kutisë së votimit, deklaroi se: "Rezultoi  se të gjitha fletët e votimit ishin të vulosura me vulat përkatëse të qendrës votimit fdhe vulën e sekretarit. 

Një ditë më parë, Lapaj në një intervistë për Report, deklaroi se qëllimi i tyre është që të rishikohet çdo votë që mund t’ju kenë ‘vjedhur’ edhe pse mund të mos ndikojë në rezultat.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?