Ekonomi

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, u nis në 2011 nga Berisha! Rama: Stërmundim, na lanë një projekt me 17 metra disnivel

5 Shtator, 09:33| Përditesimi: 5 Shtator, 16:46

  • Share

E nisur nga Sali Berisha në vitin 2011, rruga Qukës-Qafë Plloçë është më në fund gati dhe e kalueshme nga udhëtarët.

Ky segment rrugor që shmang Prrenjasin, Qafë Thanën dhe Pogradecin, ka një gjatësi prej 43 kilometrash.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e këtij segmenti rrugor, i shoqëruar edhe nga zv/Kryeministrja, deputeti i PS Niko Peleshi etj.

Kreu i qeverisë tha se projekti për këtë rrugë kishte nisur që prej qeverisë Berisha para më shumë se 1 dekade, por siç tha Rama, ishte “projekt pa projekt” dhe është dashur shumë punë për ta përfunduar në zbatim këtë vepër infrastrukturore.

Megjithatë, tashmë rruga Qukës-Qafë Plloçë është gati. Rama e konsideroi se hapja për qarkullimin e këtij aksi është një fitore e madhe.

“Kur e morëm në trashëgim projektin që kishte nisur pa projekt, është projekti më i gjatë, më i ngatërruar, më i stërmundimshëm për shkak se u nis mbrapsht, 17 metra disnivel". Dhe tani është gjë e madhe që mbaroi, edhe për njerëzit e zonës është fitore e madhe. Është një çlirim shumë i madh”, u shpreh Rama.

Aksi Qukë-Qafë Plloçë ka edhe tunele me gjatësi totale 1.1 kilometra, pra 710 metra njëri tunel dhe 300 metra tuneli tjetër; 4 ura, dy prej të cilave të varura.

Zv/Kryeministrja tha se sfidë tashmë është mirëmbajtja, por siguroi se për dimrin do të jenë gati.

Kjo rrugë e re me kosto 260 milionë euro, shmang Përrenjasin, Qafë Thanën dhe Pogradecin.

Ora 13:51
Hapja e aksit Qukës-Qafë Plloçë/ Ramën e presin me këngë, valle tradicionale e kulaç: Këtë nuk e prisja

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në inaugurimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, që prej ditës së sotme është e hapur për qarkullimin e automjeteve.

Kjo rrugë me gjatësi 43 kilometra do të lehtësojë qarkullimin dhe shkurtojë udhëtimin nga Tirana në Korçë e drejt zonave të tjera të lindjes e juglindjes.

Teksa inspektonte rrugën, Kryeministri Edi Rama u prit me këngë e me valle nga grupet polifonike të zonës, si dhe me kulaç.

“Këtë nuk e prisja”, u shpreh Rama teksa pa grupet polifonike.

Rruga Qukë-Qafë Plloçë është degëzim i Korridorit të 8. Një banor i zonës tha se me rrugën e re, distanca nga Tirana në Korçë është rreth 2 orë.

 

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abdyl: 06/09/2025 11:55

    Kjo Rouge ka filluar para 2008. Keshtu mos genjeni. Te paste 17 vjet. Nje forme per te vjedhur. Ju nuk e doni ate vend we po e plackitni si te mundeni e si te done ja leni faji njeri tjetrit por njisoj jeni. Por le ta gezojne Shqiptaret. Me mire vone se kurrë

    Përgjigju
  • Ardi: 05/09/2025 19:49

    Dmth per 17 metra disnivel qe kishte rruga u deshen pune qe nga viti 2013 deri ne 2025? Kesaj I them qeverrri une...

    Përgjigju
  • tammam: 05/09/2025 17:51

    u nis në 2011 nga Berisha! hahaha o shoku jemi ne 2025 akoma berisha i ka fajet

    Përgjigju
  • beni: 05/09/2025 17:11

    BERISHA MUT.,,,.POR EDHE TI RAMA NJESOJ JE SI BERISHA.....20 VJET PER TE BERE NJE RRUGE.....

    Përgjigju
  • Lui: 05/09/2025 16:59

    Pa u bëre bypasi i Elbasanit as edhe një lloj rruge nuk shkurtën as kohë e as distancë. Nga Bradasheshi deri në Krastë ku supozohet të dalë bypasi mund të përshkohen për rreth 3-4 minuta. Tani përshkohet për 15-20 nëse nuk ka trafik. Në të shumtat e rasteve ka trafik e kështu që përshkohet për 30-35 min.

    Përgjigju
  • Labèria: 05/09/2025 15:44

    Çdo 3 metra asfalt qè shtrohen, natyrisht me sinjalistikèn dhe sigurinè rrugore tè Bangladeshit dhe çmimet pèr metèr si Gjermania dhe Norvegjia SÈ BASHKU, del KRIETARI ynè dhe mban fjalime mbresèlènèse, nè praninè e eunukève tè tij. Mos harro syzet me skeletin e kuq KRIETAR. Jo pèr gjè por tè mos neglizhojmè estetikèn. Pèr 1 orè e 20 minuta,,,mbase do dalèm nga porcelani tek rruga e Elbasanit,,,,Korça èshtè edhe nja 2 orè e gjysèm mè tej. Propagandè nga mèngjesi nè darkè? Jo mo ç,ne,,,gjithçka standart europian.!!!

    Përgjigju
  • fiks: 05/09/2025 12:51

    Shiko po e shkele gazin pak me shume, per nje ore e cerek je ne korce ...... ore çi kini keto qe shkruani se na patakset

    Përgjigju
  • Quksi: 05/09/2025 11:37

    Zgjidhje e mirë për ata që udhëtojnë nga Tirana me destinacion Korçën, por kur të përfundojë edhe segmenti e ri nga Elbasani deri në Qukës atëherë mund të flasim për 1.5 orë, për momentin nuk është se shkurton kohë. Punë të mbarë!

    Përgjigju
  • Bravo!: 05/09/2025 10:54

    .. tepër vepër madhore!..udhë të mbarë!

    Përgjigju
  • Djdjdj: 05/09/2025 10:22

    C'i keni keto i d i o t e s i r a me 1 ore e 30 minuta?! Pse nxisni edhe me shume kriminelet ne timon?! I n j o r a n t e, shkurtohet me 20-30 minuta. Shkon rreth 2 ore e 15 minuta.

    Përgjigju
  • Qytetari: 05/09/2025 10:20

    Po po ashtu eshte. Tirane Korce nderkohe 3 ore e gjysem. Ajo rruge u ideua nga Arrsh dhe Damian Indiani per te vjedhur. Nuk shkurton asgje, maksimumi 20 minuta.

    Përgjigju
    • Hasan: 05/09/2025 13:15

      Si nuk shkurton asgjë??! Po secila makinë nga 20 , në çdo sekond, sa bëjn ata, përditë, përherë…

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?