FOTOT/ Hapet Teatri në Universitetin e Arteve, Rama: Përmbushëm një amanet! M’u dha mundësia t’i ktheja këtij vendi shumë pak nga çfarë mora

21 Tetor 2023, 12:07| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 14:45

  • Share

TIRANË- Salla e teatrit në Universitetin e Arteve në Tiranë çeli dyert për studentët, artistët dhe dashamirësit e artit, pas restaurimit të saj.

Të parët, që prekën ambjentin e rikonstruktuar, ishin artistët e mëdhenj të skenës, Timo Flloko e Luiza Xhuvani.

I pranishëm në ceremoni, ishte kryeministri Edi Rama që, si ish-student dhe ish-pedagog I Universitetit të Arteve, e quajti përmbushje të një amaneti të historisë.

"Është në një kuptim të drejtpërdrejtë amaneti i historisë së kësaj salle, por i parë pak më ndryshe. Jo si një histori që ka përfunduar, por si një histori që vazhdon dhe jo si një histori emrash, por si historia e një hapësire që ka qenë qysh në krye të herës hapësira e pasionit, hapësira e ëndrrave, apo vetë atyre që ngjiteshin në skenë jo për të luajtur teatër, por për të folur me të tjerët mesazhin e të ardhmes, mesazhin e shpresës tek e reja, mesazhin e forcës për të tejkaluar muret dhe për të tejkaluar edhe shumë e shumë pengesa për të cilat unë nuk do të flas sot.  Shqipëria të vazhdojë të jetë gjithnjë krenare sa herë që të bëhet fjalë për njerëz që janë ngjitur në këtë skenë apo që kanë patur lidhje me këtë sallë apo me këtë vend të shenjtë të shpresës dhe të pasionit", tha Rama. 

Restaurimi i sallës së shfaqjeve te ‘Artet’ u bë në bashkëpunim me specialistë nga Universiteti i Firences, përfaqësues të Kooperacionit Italian, TAP, Universitetit të Arteve dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, duke lënë të paprekur projektin fillestar i saj, një stoli e arkitekturës e viteve ’30-’40”. Universiteti i Arteve është ndërtuar në vitin 1939 nga arkitekti italian Gherardio Bosio. Me përjashtim të disa ndërhyrjeve para dy dekadash, kjo është ndërhyrja e parë restauruese.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daje Sami: 05/05/2024 14:23

    Ku e kane gjetur ate lampadar Si ai ka ne pallatet qe jane ndertuar. Lampadari origjinal ka qene nje perle. qe ngjante si nje lule kur hapte petalet. Ishte nje mrekulli kur fillonte cfaqja dritat e salles fikeshin menjehere ndersa lampadari venitej dalngadale derisa shuhej edhe ai

    Përgjigju
  • Lui: 21/10/2023 14:21

    E mira do ishte te shikoje dhe pak nga stafi pedagogjik. Nuk Po them te gjithe, por pjesa me e madhe eshte nen nivelin mesatar te nje institucioni elite sic duhet te jete Akademia e Arteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?