Timo Flloko i emocionuar në sallën e restauruar të ‘Arteve’: Kam nxjerrë breza studentësh! Sot, më e bukur se kurrë

21 Tetor 2023, 14:39| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 02:47

  • Share

Është i emocionuar artisti Timo Flloko teksa ngjitet këtë të premte në skenën e teatrit të Universitetit të Arteve, tanimë të restauruar.

“Në këtë Akademi kam punuar gjatë, kam nxjerrë breza studentësh. Kam dhënë shumë shfaqje me ta. Koha ecën e vitet nuk kthehen pas... ne i mbajmë ato mbi shpinë! Po kjo skenë, sot duket më e bukur se kurrë”, u shpreh Timo Flloko, aktor, regjisor e poet.

I rrethuar nga kolegë e studentë, ai shprehu mirënjohjen ndaj Ministrisë së Kulturës, dhe realizuesve të saj për vlerat e trashëgimisë që ka ky objekt monument ku edukohen artistët e ardhshëm. Duke ndalur veçmas tek akustika e sallës, si një ndër pikat e forta, që i ka ruajtuar vlerat sallës së koncerteve të neglizhuar për vite.

“Kjo sallë është e mrekullueshme! Do kisha dëshirë të thërrisja dhe pëshpërisja që të shijoja akustikën thuajse të mbinatyrshme  të kësaj salle, që është edhe shpirti saj”, shton më tej Flloko.

Universiteti i Arteve u realizua 84 vjet më parë nga arkitekti Gherardio Bosio dhe kjo është ndërhyrja e parë restauruese që është bërë. Restaurimi i Teatrit kushtoi 3.7 milionë euro, 1.7 prej të cilave mbulohen nga TAP ndërsa pjesa tjetër nga Qeveria Shqiptare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?