Nuk do jetë e largët koha kur në Tiranë transporti publik të bëhet me urbanë elektrikë. Agjencia e Eficencës së Energjisë ka hapur tenderin me vlerën 74.1 milionë lekësh, për të hartuar projekt-idenë për Elektrifikimin e linjave të transportit në Bashkitë Tiranë, Vlorë, Durrës, që do të zhvillohet me faza.
“Ky projekt synon dhe trajnimin, ngritjen e kapaciteteve për operimin dhe menaxhimit e sistemit të transportit elektrik”, thuhet në dokumentet e tenderit.
Kalimi në një sistem të ri, do të thotë më pak ndotje, reduktim të varësisë nga lëndët djegëse fosile si dhe ulje të kostove të operimit në vend.
“Elektrifikimi i transportit rrugor do të kontribuojë në mënyrë domethënëse në përmirësimin e cilësisë së ajrit nga njëra anë dhe mbrojtjen e klimës nga ana tjetër vetëm nëse përdorimi i elektricitetit vjen nga burime me karbon të ulët/ pa karbon (panele diellore, era, hidrike, gjeotermale)”, thuhet në studim.
Një fazë e rëndësishme e projektit, është infrastruktura e karikimit, jo vetëm ë pikat e mbushjes por edhe në shtëpi ose në punë, në zona parkimi publik apo komercial (dyqane, zona pushimi në autostradë).
“Autobusi elektrik për funksionimin ndër-urban do të ketë nevojë ose për një “depo” më të madhe të energjisë e cila karikohet në stacionin fundor ose për një depo më të vogël të energjisë që ngarkohet në varësi të mundësisë, në stacione autobusi”, thuhet në studim.
Kompanitë e interesuara do të kenë afat deri më 29 janar të këtij viti për të marrë pjesë në garë dhe nga momenti i nënshkrimit të kontratës do kenë 9 muaj kohë për të ofruar këtë shërbim. Synimi është që deri në vitin 2030, pritet që flota e autobusëve të kalojë në elektrik.
Ala jan rruget e tiranes me gropa
PërgjigjuOre bëj Trotuare në çdo lagje për këmbësorë,shtro gropat e rrugëve,e vendos limit shpejtësie për makina + me barriera stopuese, në lagje
PërgjigjuEdhe mos lini te futemi me makine ne korsite e autobusit, se na eshte bere normale. Aq pak korsi sa ka
Përgjigju