Hapja e tunelit të Llogarasë dynd pushuesit në plazhet e jugut, trafik kilometrik (VIDEO)

7 Korrik, 14:05| Përditesimi: 7 Korrik, 17:32

  • Share

Hapja e tunelit të Llogarasë ka nxitur pushuesit që të shkojnë drejt jugut për plazh. Report Tv sjell një video të filmuar orët e paradites afër tunelit të Llogarasë ku dallohet një trafik kilometrik i mjeteve që do kalojnë për në tunel.

Tuneli i Llogarasë shkurton distancën për në jug, ndërkohë që nga Dukati në Palasë tani do bëhet për vetëm 7minuta nga 30 minuta që bëhej më parë. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.

Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër të tunelit, i cili do të shërbejë si tunel emergjence dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi do jetë i hapur në të dyja krahët. 

Tuneli i Llogarasë këtë sezon do të jetë i hapur për kalimtarët pa pagesë, ndërsa nga viti i ardhshëm tarifa për të kaluar do të jetë 5 euro.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqif: 07/07/2024 15:22

    Me i forti hyn i pari ne tunel?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?