Foto: Ura e Ibrit
Departamenti i Shtetit ka thënë se ShBA-ja nuk do të hezitojë të bëjë çfarëdo që është e nevojshme që të mbrojë personelin dhe popullin amerikan në Kosovë.
Komenti u bë nga zëvendës zëdhënësi kryesor i DASh-it, Vedant Patel, gjatë një konference për media ditën e djeshme.
“Nuk do të hezitojmë të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme të sigurohemi që personeli amerikan dhe njerëzit tanë janë të mbrojtur”, tha Patel.
Reagimi vjen pas qëndrimit të qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së Ibrit, në Mitrovicë.
ShBA-ja, BE-ja e vende tjera aleate të Kosovës i kanë kërkuar qeverisë që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se në rast të ndërmarrjes së një veprimi të tillë, mund të rrezikohet jeta e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it dhe i ka kërkuar qeverisë që të mos vazhdojë me këtë ide në këtë kohë.
Ndërkohë qeveria ka thënë se ura duhet të hapet dhe se nuk paraqet rrezik për askënd në Kosovë.
Lajmi kryesor:
Kosova e aleatët përplasen për Urën e Ibrit! Stano: Nëse s’na dëgjoni, do mbeteni vetëm! DASH: S’hezitojmë të mbrojmë jetët e amerikanëve
S.G/ReportTv.al