Politikë

Nga simbolika me yjet e BE te performancat artistike për çdo qark, Report TV zbardh detaje: Ja si do të organizohet hapja e fushatës së PS

12 Prill, 11:27| Përditesimi: 12 Prill, 12:35

  • Share

 

Report TV zbardh detaje nga aktiviteti i hapjes së fushatës elektorale të PS që do të nisë në orën 12:00 në sheshin “Skënderbej“ në Tiranë. Gazetarja Raziela Myslimaj raporton se te 12 yjet që simbolizojnë yjet e flamurit të BE, do të qëndrojnë drejtuesit politikë të qarqeve bashkë me kandidatët përkatës për deputetë.

Pas hapjes zyrtare, fjalën do ta marrë secili nga drejtuesit politikë të qarqeve, ndjekur më pas nga kryesocialisti Rama. Mësohet gjithashtu se përveçse mesazheve politike, aktiviteti do të shoqërohet edhe me performanca artistike dhe tradicionale të çdo qarku për të elektrizuar të pranishmit në shesh dhe publikun që do e ndjekë.

Ata që do të ulen në rrjeshtin e parë, do të mbajnë në dorë flamurin e Shqipërisë me atë të BE. Janë parashikuar që të vendosen 15 mijë karrige.


Lajmi kryesor:

Fushata e veçantë e PS/ 12 yje për 12 qarqe, ekipi parakalon në shesh si në ‘olimpiadë’, prezantohen me këngë e valle tradicionale! Drejtuesit vënë 'bast' për mandatet


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?