Për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, rrëzimi i qeverisë Kurti ishte vetë faji i kreut të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai thotë se Kurti humbi besimin tek aleati i tij, çka bëri që të humbë dhe shumicën në Parlament.
"Marrëdhëniet mes palëve politike janë kontrata dhe janë të vullnetshme. të gjithë mendonin se Kurti do ishte i fuqishëm por ai e humbi shpejt besimin e aleatit të vet. Mendoj që qeverinë Kurti e rrëzoi vetë ai. Është përgjegjësia e kryeministrit që të mbajë shumicën e vetë. Ai ka negociuar në kohën e Grenell dhe Thaçit dhe ka krijuar një shumicë. Nëse Grenell dhe Thaçi nuk donin që të bëhej Kurti nuk do e kishin lejuar që në fillim. Por është vetë faji i Kurtit" - tha Haradinaj.
Lajmi kryesor:
Haradinaj: Kosova e Shqipëria të bashkëpunojnë për të dalë e vërteta e luftës së UÇK! Nëse s'pranojnë kandidaturën time për President, shkojmë në zgjedhje (VIDEO)
E.M.//ReportTv.al