Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" tha se nuk e shikon të dobishme ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martin nga Shqipëria pasi nuk ka kuptim t'i kthehen pas kësaj çështje. Për Haradinaj do të ishte shumë më e dobishme që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë një marrëdhënie të mirë me gjykatën në Hagë që po heton aktakuzat për krime lufte në mënyrë që të dalë e vërteta e luftës së pastër të UÇK-së dhe pafajësia e të akuzuarve.
"S'më duket shumë e qëllume komisioni i posaçëm i ngritur në Shqipëri për raportin e Dick Martin, pasi nga ai raport ka derivuar krijimi i një gjykate dhe aktakuzat e para për UÇK-në. Nuk e shoh efektin e këtij komisioni i gjetjes së tyre, nuk e di si do të duket. Po nuk ka qenë një alarm i ngritur si tani rreth këtij raporti. Nuk e di se si mund të ketë ndikuar Shqipëria apo Kosovë se si ka rrjedh ky raport, në një mënyrë apo tjetrën ka pasur palë serioze me i zbardhur, ne po humbin kohë duke iu kthyer parapa. Më mirë do të ishte të nënshkruhej një dokument strategjik se si do të qasemi ndaj kësaj gjykate. Duhet me bashkëpunuar nga Shqipëria dhe e Kosova me u gjet e vërteta e UÇK--së e luftës së saj të pastër, që mori dhe përkrahjen e NATO-s. Kjo arrihet përmes një bashkëpunimi. Marrëdhëniet e mira me këtë gjykatë do te jetë më e lehët të gjendjet e drejta e luftës së UÇK-së dhe pafajësia e të dënuarve", tha Haradinaj.
Haradinaj foli edhe për situatën në Kosovë, ku tha se AAK ka propozuar kandidaturën e tij për President dhe janë ende në bisedime, por nëse nuk bien dakord me partitë politike atëherë do të shkojnë në zgjedhje. Haradinaj foli edhe për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke thënë se ishte vetë faji i kreut të "Vetëvendosjes", pasi humbi besimin tek aleati i tij, çka bëri që të humbë dhe shumicën në Parlament.
Ramush Haradinaj tha se në lidhje me projektin e Minishengenit do të donte që aspektet e saj të bashkëpunimit ekonomik dhe në drejtime të tjera të ndodhin fillimisht mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe më pas me rajonin.
"Edhe këtu është aspekti kohe i rëndësishme, nuk është se do të ndodh njëkohësisht në të gjitha aspektet e veta dhe në të gjitha drejtimet. Ata aspekte të Minishengenit duhet të ndodhin fillimisht Kosovë-Shqipëri që ekonomitë dhe sistemet tona të unifikohen në mënyrë që kur të hapemi në rajon të hapemi si një treg më i madh. Shqipëria le ta hapet për të gjithë rajonin, kjo nuk e shqetëson Kosovën, se i bie dhe me ne. Kosova ka dinamikat e veta dhe do kohë të hapet me Maqedoninë apo Malin e Zi", tha Haradinaj.
Duke folur për ndarjen e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo se ai ishte një projekt rajonal dhe jo i SHBA-së. Por tashmë ai beson se përderisa më parë kanë dështuar për ta realizuar, tani do jetë akoma më e vështirë.
"Bashkëpunimi Kosovë-ShBA. 2 administratat republikane dhe demokrate kanë pasur komunikim të vazhdueshëm me Kosovën. Administrata Trump na dha një mbështetje të mirë. Shpresoj që dhe me Presidentin Biden të kemi të njëjtën marrëdhënie. Ndarja e Kosovës ka qenë një projekt ballkanik. Nuk mund t'i vendosim faj SHBA-së duke kërkuar ndarjen e Kosovës. Mundet që lider të ndryshëm të kërkojnë përpjekje të tilla. Do ta kenë më të vështirë jashtë rajonit për një formulë të tillë. Ata që donin ta bënin këtë e humbën rastin e tyre" - tha Haradinaj.
Për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, rrëzimi i qeverisë Kurti ishte vetë faji i kreut të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai thotë se Kurti humbi besimin tek aleati i tij, çka bëri që të humbë dhe shumicën në Parlament.
"Marrëdhëniet mes palëve politike janë kontrata dhe janë të vullnetshme. të gjithë mendonin se Kurti do ishte i fuqishëm por ai e humbi shpejt besimin e aleatit të vet. Mendoj që qeverinë Kurti e rrëzoi vetë ai. Është përgjegjësia e kryeministrit që të mbajë shumicën e vetë. Ai ka negociuar në kohën e Grenell dhe Thaçit dhe ka krijuar një shumicë. Nëse Grenell dhe Thaçi nuk donin që të bëhej Kurti nuk do e kishin lejuar që në fillim. Por është vetë faji i Kurtit" - tha Haradinaj.
Ramush Haradinaj tha se AAK i ka paraqitur partive të tjera kandidaturën e tij për President në mënyrë që të gjendjet një zgjidhje dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së Hashim Thaçit pas akuzave për krime lufte nga gjykata speciale në Hagë. Haradinaj thotë se nëse nuk ka marrëveshje për kandidaturën e tij, do të shkojnë në zgjedhje.
"Zgjedhjet janë zgjidhje politike, nuk mund të precizojë se si do të shkojnë diskutimet mes partive politike. Ne si AAK kemi ofruar një opsion dhe kemi ofruar një kandidaturë që është e imja. Do të kemi diskutime të ndërsjellat dhe nëse nuk arrihet të ketë një dakordim rreth kësaj formule do kemi zgjedhje. Kjo është çështje negocimi mes partive dhe nëse kanë interesim, nëse jo ne i kemi të rregulluar këto procese do të kemi zgjedhje. Ne kemi zgjedhjet po qe se nuk ka marrëveshje, por me ndihmuar arritjen e një marrëveshje kemi nxjerrë një propozim dhe një opsion dhe kemi nxjerrë kandidatin dhe argumente pse. Nëse nuk ka marrëveshje me opsion që kemi dhënë, mbetet opsioni legjitim dhe i barabartë për të gjithëve që janë zgjedhjet", tha Haradinaj.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj tha se Gjykata Speciale e Hagës duhet të funksiononte në Kosovë ashtu siç kërkonin më parë. Tani është në dorën e avokatëve, shprehet Haradinaj. Ai shprehet i bindur se përsa kohë prokuroria nuk paraqet fakte në Gjykatë nuk mund të vërtetohen akuzat.
Haradinaj i bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës që të jenë në mbështetje të palës kosovare për të dëshmuar të vërtetën mbi luftën. Ndër të tjera ai thotë se vetë Haradinaj nuk është më subjekt hetimi dhe se nuk ka pasur më komunikim nga Haga.
"Ka pasur një lëvizje në Parlament prej deputetëve për kalimin në një formulë të re të kësaj gjykate me seli në Kosovë. Ishte vonë ai veprim, ishte jo mirë i përgatitur dhe i ndërtuar dhe krijoi mesazhe të gabuara sikur Kosova donte t'i ikte drejtësisë. Aleatët, ShBA ka shprehur mendimet e tyre. Ata thanë se Kosova kishte diçka për të fshehur. Na kanë treguar që kjo nuk është një punë e mirë. Aleatët na kanë thënë merre ose lëre. Ne e kemi votuar. Kam kërkuar që të bëhej një gjykatë në Kosovë dhe të mos jetë një etnike. Edhe ne duhet të kryenim hetimet këtu në Kosovë. Tani është çështja e ekipit mbrojtës se si dëshmojnë. Nga salla e gjyqit duhet të bëjmë kujdes. Nuk është teatër. Duhet të fokusohemi tek ekspertiza. Kosova dhe Shqipëria duhet të mbështesë këtë Gjykatë për të dëshmuar të vërtetën e luftës së Kosovës.
Mendoj që këto procese nuk janë të lehta. Do e ketë të vështirë mbrojtja. Barra për të dëshmuar fajësinë është e prokurorisë të cilët përveç akuzave duhet të paraqesin fakte. Fokusimi duhet të jetë tek ndihma e këtyre gjykatësve dhe njerëzve që të kuptojnë zhvillimin e luftës. Ne kemi qenë një palë të dalë nga një shtet i paarmatosur. Kemi filluar mobilizimin për të mbrojtur veten tonë. Aktualisht nuk jam subjekt i hetimeve të mëtejshme. Nuk jam palë me këtë gjykatë. Nga të gjithë atë që komunikojmë nuk ka një dyshim. Nuk ekzistoj më në vëmendjen e tyre" - tha Haradinaj.
Ah mor mut qe je bere Ilir Meta i Kosoves , me 5 vota u here kryeminister e tani do te behesh president , me rob te trashe ne bote se ty nuk besoj se ka njeri .
PërgjigjuRrapush hajredini nuk ka me interes per rapportin e sadik martinit.Eshte ceshtje e kaluar,e zgjidhur."fajtoret "jane ne burg dhe do gjukohenper "krimet e tyre".Rrapushi do karriken.Do edhe minishengen me shqiperine pa te tjeret.por,une them qe ,me pare,kosova te dergoje ne shqiperi te gjithe kriminelet e kerkuar dhe qe strehohen ne kosove.kush i strehon ata ,rrapush?
PërgjigjuO Ramush o Tambush ti me te vertete nuk mbush.
PërgjigjuKy eshte kokrra e idiotit.. ketij mbase i japin nje garsoniere me Hage... se çfryhet mire pastaj..
PërgjigjuKUR JU NGELET VEZA NE BYTH E DONI SHQIPERINE JU KOSOVARET RRACE E POSHTER
PërgjigjuE more pallosh! Kur paske qene ngusht e paske futur koken bashke me trupin e vllait tek gjiri i nenemadhes Shqiperi e kur u bere k/m e me shume pasuri te vjedhura deklaroje se shihni punet tuaja se i keni 100 here me keq e mos u merrni me ne,tani kerkon prape ndihmen e atyre qe i kishin punet 100 here me keq! Pleher e pariciklueshme.
PërgjigjuJo,jo ramusho smund te bahesh president...smund te ndodhe kjo ramusho. Po te ndodhe keshtu duhet qe POPULLI KOSOVES HOQI NJE PERSHESH QE TE ZEVENDSOHET NGA NJE SHUK ME LESH. KA IK KOHA E HAJNAVE VRASES RAMUSHOOOO.SHKO KULLOT GOMARIN RAMUSH E KTHEJE NE SHTEPI RAMUSHO MOS JA SHIT PERSHESHIT NE GJYKATEN SPECIALE.....
PërgjigjuKerkoni ne internet faqen karantinaco
PërgjigjuJa edhe Ilir Meta i Kosoves! Pleh edhe ky si ai i LSi-së!
PërgjigjuE nxori koken baca Ramush... Do te behesh president...ta leme me aq Dick Marty, vec ti te behesh Erdogan.... Tradhetia na ka mbajt peng me shekuj ne shqiptareve. Sa per ata qe jane ne Hage nqs denohen, gjithe UÇK ka humbur sensin e ekzistences vete...
Përgjigju