Haradinaj: Minishengeni të ndodh fillimisht mes Shqipërisë e Kosovës, pastaj rajonit

14 Dhjetor 2020, 22:20| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 22:42

  • Share

Ramush Haradinaj tha se në lidhje me projektin e Minishengenit do të donte që aspektet e saj të bashkëpunimit ekonomik dhe në drejtime të tjera të ndodhin fillimisht mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe më pas me rajonin.

"Edhe këtu është aspekti kohe i rëndësishme, nuk është se do të ndodh njëkohësisht në të gjitha aspektet e veta dhe në të gjitha drejtimet. Ata aspekte të Minishengenit duhet të ndodhin fillimisht Kosovë-Shqipëri që ekonomitë dhe sistemet tona të unifikohen në mënyrë që kur të hapemi në rajon të hapemi si një treg më i madh. Shqipëria le ta hapet për të gjithë rajonin, kjo nuk e shqetëson Kosovën, se i bie dhe me ne. Kosova ka dinamikat e veta dhe do kohë të hapet me Maqedoninë apo Malin e Zi", tha Haradinaj.

 


Lajmi kryesor:

Haradinaj: Kosova e Shqipëria të bashkëpunojnë për të dalë e vërteta e luftës së UÇK! Nëse s'pranojnë kandidaturën time për President, shkojmë në zgjedhje (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?