Ish-kryeministri Ramush Haradinaj tha se Gjykata Speciale e Hagës duhet të funksiononte në Kosovë ashtu siç kërkonin më parë. Tani është në dorën e avokatëve, shprehet Haradinaj. Ai shprehet i bindur se përsa kohë prokuroria nuk paraqet fakte në Gjykatë nuk mund të vërtetohen akuzat.
Haradinaj i bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës që të jenë në mbështetje të palës kosovare për të dëshmuar të vërtetën mbi luftën. Ndër të tjera ai thotë se vetë Haradinaj nuk është më subjekt hetimi dhe se nuk ka pasur më komunikim nga Haga.
"Ka pasur një lëvizje në Parlament prej deputetëve për kalimin në një formulë të re të kësaj gjykate me seli në Kosovë. Ishte vonë ai veprim, ishte jo mirë i përgatitur dhe i ndërtuar dhe krijoi mesazhe të gabuara sikur Kosova donte t'i ikte drejtësisë. Aleatët, ShBA ka shprehur mendimet e tyre. Ata thanë se Kosova kishte diçka për të fshehur. Na kanë treguar që kjo nuk është një punë e mirë. Aleatët na kanë thënë merre ose lëre. Ne e kemi votuar. Kam kërkuar që të bëhej një gjykatë në Kosovë dhe të mos jetë një etnike. Edhe ne duhet të kryenim hetimet këtu në Kosovë. Tani është çështja e ekipit mbrojtës se si dëshmojnë. Nga salla e gjyqit duhet të bëjmë kujdes. Nuk është teatër. Duhet të fokusohemi tek ekspertiza. Kosova dhe Shqipëria duhet të mbështesë këtë Gjykatë për të dëshmuar të vërtetën e luftës së Kosovës.
Mendoj që këto procese nuk janë të lehta. Do e ketë të vështirë mbrojtja. Barra për të dëshmuar fajësinë është e prokurorisë të cilët përveç akuzave duhet të paraqesin fakte. Fokusimi duhet të jetë tek ndihma e këtyre gjykatësve dhe njerëzve që të kuptojnë zhvillimin e luftës. Ne kemi qenë një palë të dalë nga një shtet i paarmatosur. Kemi filluar mobilizimin për të mbrojtur veten tonë. Aktualisht nuk jam subjekt i hetimeve të mëtejshme. Nuk jam palë me këtë gjykatë. Nga të gjithë atë që komunikojmë nuk ka një dyshim. Nuk ekzistoj më në vëmendjen e tyre" - tha Haradinaj.
Lajmi kryesor:
Haradinaj: Kosova e Shqipëria të bashkëpunojnë për të dalë e vërteta e luftës së UÇK! Nëse s'pranojnë kandidaturën time për President, shkojmë në zgjedhje (VIDEO)
E.M.//ReportTv.al