Ndarja e Kosovës, Haradinaj: Ishte projekt ballkanik, jo amerikan! Nuk ja arritën, tentativat e tjera do jenë më të vështira

14 Dhjetor 2020, 22:14| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 22:40

  • Share

Duke folur për ndarjen e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo se ai ishte një projekt rajonal dhe jo i SHBA-së. Por tashmë ai beson se përderisa më parë kanë dështuar për ta realizuar, tani do jetë akoma më e vështirë.

"Bashkëpunimi Kosovë-ShBA. 2 administratat republikane dhe demokrate kanë pasur komunikim të vazhdueshëm me Kosovën. Administrata Trump na dha një mbështetje të mirë. Shpresoj që dhe me Presidentin Biden të kemi të njëjtën marrëdhënie. Ndarja e Kosovës ka qenë një projekt ballkanik. Nuk mund t'i vendosim faj SHBA-së duke kërkuar ndarjen e Kosovës. Mundet që lider të ndryshëm të kërkojnë përpjekje të tilla. Do ta kenë më të vështirë jashtë rajonit për një formulë të tillë. Ata që donin ta bënin këtë e humbën rastin e tyre" - tha Haradinaj.


Lajmi kryesor:

Haradinaj: Kosova e Shqipëria të bashkëpunojnë për të dalë e vërteta e luftës së UÇK! Nëse s'pranojnë kandidaturën time për President, shkojmë në zgjedhje (VIDEO)


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?