Ramush Haradinaj tha se AAK i ka paraqitur partive të tjera kandidaturën e tij për President në mënyrë që të gjendjet një zgjidhje dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së Hashim Thaçit pas akuzave për krime lufte nga gjykata speciale në Hagë. Haradinaj thotë se nëse nuk ka marrëveshje për kandidaturën e tij, do të shkojnë në zgjedhje.
"Zgjedhjet janë zgjidhje politike, nuk mund të precizojë se si do të shkojnë diskutimet mes partive politike. Ne si AAK kemi ofruar një opsion dhe kemi ofruar një kandidaturë që është e imja. Do të kemi diskutime të ndërsjellat dhe nëse nuk arrihet të ketë një dakordim rreth kësaj formule do kemi zgjedhje. Kjo është çështje negocimi mes partive dhe nëse kanë interesim, nëse jo ne i kemi të rregulluar këto procese do të kemi zgjedhje. Ne kemi zgjedhjet po qe se nuk ka marrëveshje, por me ndihmuar arritjen e një marrëveshje kemi nxjerrë një propozim dhe një opsion dhe kemi nxjerrë kandidatin dhe argumente pse. Nëse nuk ka marrëveshje me opsion që kemi dhënë, mbetet opsioni legjitim dhe i barabartë për të gjithëve që janë zgjedhjet", tha Haradinaj.
Lajmi kryesor:
Haradinaj: Kosova e Shqipëria të bashkëpunojnë për të dalë e vërteta e luftës së UÇK! Nëse s'pranojnë kandidaturën time për President, shkojmë në zgjedhje (VIDEO)
//ReportTv.al