Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së

16 Dhjetor 2022, 14:36| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 14:38

  • Share

1670680196_haradinaj5900x5001.jpg

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit Salih Mustafa me 26 vjet burg nga Gjykata e Hagës. Haradinaj shkruan se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër! Dënimi sotëm i Salih Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, shkruan Haradinaj.


Lajmi kryesor:

Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg ish komandatin e UÇK Salih Mustafa për krime lufte ndaj shqiptarëve! Kurti: Vendim indinjues


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?