Harta e re gjyqësore, avokatët e Lezhës vijojnë bojkotin dhe marshojnë në shenjë proteste. Ndërkohë, nesër avokatët do të kenë protestë në Shkodër, pasnesër në Krujë.
"Jemi në protestë të gjithëve se do të vijë dita kur të mos kenë akses në gjykata. Mendoj që po bëjmë detyrën tonë si qytetar, përpjekjet tona për ta ngritur zërin, ne nuk duam që askush të na akuzojë qe jemi personat që nuk e ngritëm zëri dhe nuk bën asgjë në këtë vend. T'i themi qytetarëve se ç'a do i presë nesër, masat e sigurisë sot dhe nesër janë bojkotuar. Reagimi jonë do jetë për sa kohë qytetarët do t'ju duhet ta kuptojnë, kjo protestë nuk ka as ngjyra politike dhe as interesa të gjykatave", tha një avokat.
Avokatët në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Lushnjë, Korçë dhe Pogradec vijojnë bojkotin, teksa pjesa tjetër ka nisur punën.
Lajmi kryesor:
‘Paralizohen’ gjykatat në Vlorë, Shkodër dhe Lezhë! Avokatët bojkotojnë masat e sigurisë! Manja për Report Tv: E papranueshme! Ta hedhin në gjyq pasi harta të miratohet
B.K./ReportTv.al