Puna në gjykatat e Shkallës Parë dhe Apel në Vlorë, Shkodër dhe Lezhë është paralizuar plotësisht. Të gjitha seancat janë pezulluar pasi avokatët prej një jave në grevë, këtë të martë për herë të parë bojkotuan edhe masat e sigurisë. Krah avokatëve që kundërshtojnë mbylljen e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administrative të Vlorës dolën dhe aktorë të shoqërisë civile.
Kundër hartës së re gjyqësore që shkrin Gjykatën e Apelit në Shkodër, avokati Anton Kosteri tha se nuk ka asnjë dispozite ligjore që i detyron të marrin pjesë në masat e sigurisë. Krahas bojkotit të të gjitha seancave gjyqësorë, avokatët marshuan në shenjë protestë nga Gjykata e Lezhës drejt qendrës së qytetit.
Në mbështetje të avokateve dhe deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve mjaft e ulët. Ndërkohë nga Vlora kreu i dhomës së avokatisë Maksim Haxhia u shpreh se ata propozojnë një hartë me 4 Apele në vend.
Ndërkohë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, tha se protesta që po zhvillojnë avokatët kundër hartës së re gjyqësore është e papranueshme, pasi po u mohojnë qytetarëve aksesin në drejtësi.
Manja ‘këshilloi’ avokatët që të shohin rrugën e përballjes ligjore, pas miratimit të hartës së re gjyqësore, ndërsa shtoi se janë marrë në konsideratë sugjerimet e tyre. Manja tha se Dhoma e Avokatisë nuk mund t’i heqë askujt licencën e avokatit nëse shkon në seancë, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore.
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.
Report Tv ka siguruar relacionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili shpjegon se për të arritur në draftin me 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 dhe në një apel nga 6 që kishte më parë ata kanë marrë modelet, Daneze, Portugeze, Suedeze, Holandeze dhe modelin e Moldavisë.
Dhoma e Avokatisë në Vlorë ka bojkotuar sot edhe masat e sigurisë. Kjo është java e dytë që avokatët vijojnë grevën, duke pezulluar të gjitha seancat ndërsa në këto dy ditë, të martë dhe të mërkurë, janë pezulluar edhe masat e sigurisë.
Avokat Delo Meçani dhe Armando Cakrani kanë konfirmuar se do të vijohet me pezullim pasi harta e re gjyqësore nuk është aspak në ndihmë të qytetarëve, por u shton kostot. Avokat Meçani ka shkuar edhe më tej duke kërkuar që të pezullohet pa afat edhe masat e sigurisë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ketë një zgjidhje.
Referuar faktit se përse gjyqtarët nuk u janë bashkuar, avokatët e lidhin me arsyen se Harta e Re Gjyqësore i ndihmon gjyqtarët pasi kërkojnë që të jenë të gjithë në Tiranë.
Në mbështetje të avokatëve të Vlorës, ka reaguar edhe shoqëria civile që preket po ashtu nga ndryshimi i hartës gjyqësore. Këtë javë në Vlorë, janë pezulluar 375 seanca ndërsa në këto dy ditë edhe masatë sigurisë.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja thotë se protesta që po zhvillojnë avokatët kundër hartës së re gjyqësore është e papranueshme. Në një prononcim për Report Tv për gazetarin Arsen Rusta, Manja ka deklaruar se avokatët kanë shërbim me pagesë dhe se protesta është në të drejtën e tyre, por shërbimin ato duhet t’ua japin klientëve, pasi u marrin paratë. Manja ‘këshilloi’ avokatët që të shohin rrugën e përballjes ligjore, pas miratimit të hartës së re gjyqësore, ndërsa shtoi se janë marrë në konsideratë sugjerimet e tyre.
‘Avokatët ankohen për kufizime aksesi me hartën e re gjyqësore, por prej ditësh u kufizojnë klientëve aksesin në sistemin e drejtësisë?! Kjo është e papranueshme! Të shohin rrugën e përballjes gjyqësore nëse janë kundër hartës, pasi të miratohet. I kemi marrë parasysh sugjerimet e tyre. Avokatët një nga tre grupet e interesit, si gjyqtar, prokuror avokat duhet të jenë në sallë gjyqi.’- tha Manja.
Manja tha se Dhoma e Avokatisë nuk mund t’i heqë askujt licencën e avokatit nëse shkon në seancë, pasi nuk ka bazë ligjore. Ministri i Drejtësisë u shpreh se harta e re gjyqësore ka shkuar për mendim në KLP, Ministrinë e Financave dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Harta e re gjyqësore, avokatët e Lezhës vijojnë bojkotin dhe marshojnë në shenjë proteste. Ndërkohë, nesër avokatët do të kenë protestë në Shkodër, pasnesër në Krujë.
"Jemi në protestë të gjithëve se do të vijë dita kur të mos kenë akses në gjykata. Mendoj që po bëjmë detyrën tonë si qytetar, përpjekjet tona për ta ngritur zërin, ne nuk duam që askush të na akuzojë qe jemi personat që nuk e ngritëm zëri dhe nuk bën asgjë në këtë vend. T'i themi qytetarëve se ç'a do i presë nesër, masat e sigurisë sot dhe nesër janë bojkotuar. Reagimi jonë do jetë për sa kohë qytetarët do t'ju duhet ta kuptojnë, kjo protestë nuk ka as ngjyra politike dhe as interesa të gjykatave", tha një avokat.
Avokatët në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Lushnjë, Korçë dhe Pogradec vijojnë bojkotin, teksa pjesa tjetër ka nisur punën.
Z.Manja si min.drejtesie duhet t'a dije sa kohe merr nje gjyq i tille duke filluar qe nga shkalla me e ulet e deri te gjykata kushtetuese.Do te duhet shume kohe qe pasi te miratohet,te kaloje ne gjithe kalvarin e drejtesise shqiptare qe dhe keshtu, per ceshtje te rendomta eshte shume i ngadalte,shtoi ketu dhe numrin e pamjaftueshem te gjykatesve,dhe rradhen e gjate qe duhet te prese se bashku me dosjet e tjera gjyqesore.Ndoshta zoteria shpreson qe koha e gjate,pritja e lodhshme dhe burokraci te tjera t'i lodhe e t'i percaje me shume avokatet,ceshtja te humbe momentin dhe ne fund te shuhet e te harrohet.I thone nje fjale z.Manja, /i ke bere llogarite pa hanxhine/,se nuk jane vetem avokatet,jane dhe populli i thjeshte qe ka rezervat e tij ne lidhje me kete ligj.
Përgjigju