Harta e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në disa gjykata të vendit pasi avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore. Për këtë arsye, Komisioni i Ligjeve kërkoi takim me Komitetin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, por nuk u mbajt asnjëherë sepse e anuloi vetë.
Arsyeja ishte se KLP kishte kohë të shkurtër për tu njohur me materialin. Për këtë ka folur kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia duke thënë se i vjen për të qeshur pasi e kishte menduar që mbledhja do të anulohej që kur u shty herën e parë.
"Të hënën që kaloi ishim lajmëruar që të nesërmen do ishim në një dëgjesë në Komisionin e Ligjeve për qëndrimin tonë. Çuditërisht ishte dhe e habitshme, pati një telefonatë nga kryetarja e Komisionit, e cila më tha se mbledhja ishte shtyrë për këtë të hënë sepse materiali ishte nisur në prokurorinë e KLP dhe kishin planifikuar që të ishin dhe ata në dëgjesë. Nuk është për të qeshur por më vjen për të qeshur se i thashë komitetit që nuk do bëhet mbledhja. Nuk u bë sepse KLP kishte kohë të shkurtër për tu njohur me materialin", tha Maksim Haxhia.
Lajmi kryesor:
Harta e re gjyqësore/ Avokatët bojkot pa afat seancave, 10 ditë s'marrin pjesë as në masat e sigurisë: Masë disiplinore kush s'e respekton
//ReportTv.al