Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, teksa prezantoi propozimin për hartën e re gjyqësore, u shpreh se koncepti është që të ketë më pak gjykata dhe më shumë cilësi. Sipas Llagamit, propozimi është bërë për të rritur eficiencën në gjykata shqiptare, teksa theksoi se janë të hapur për diskutime.
"Koncepti ynë është më pak gjykata, më shumë cilësi. Qytetarët do na përkrahin në këtë reformë që t'i shkojmë deri në fund. Jemi të hapur për të diskutuar shqetësime që janë parimore, por nuk duhet të na pengojnë në gjetjen e zgjidhjeve. Këto vendime të vështira duhet t'i marrim të gjithë bashkë. Jemi të hapur për të diskutuar këtë propozim që grupi i punës e ka bërë për të rritur eficiencën në gjykatat tona", u shpreh ajo.
Lajmi kryesor:
KLGJ, KLP dhe Qeveria bëjnë gati hartën e re gjyqësore: 12 gjykata të shkallës së parë dhe vetëm 1 Gjykatë Apeli! Lushnjë dhe Tiranë, 2 gjykatat administrative
//ReportTv.al