KLGJ, KLP dhe Qeveria bëjnë gati hartën e re gjyqësore: 12 gjykata të shkallës së parë dhe vetëm 1 Gjykatë Apeli! Lushnjë dhe Tiranë, 2 gjykatat administrative

28 Dhjetor 2021, 09:53| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 16:54

  • Share

Report Tv ka zbardhur hartën e re gjyqësore. Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia kanë rënë dakord për një hartë të re, që është ende propozim. Edhe pse ka shumë kundërshti harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej. 

Shkrihen 10 gjykata të shkallës së parë: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli të shkallës së parë që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër. Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16. 

Ndërkohë që Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela kërkoi që të sqarohej se cila do të jetë koha kur do të vihet në zbatim kjo hartë e re gjyqësore.

“A do të jetë kjo përfundimtare dhe kur të plotësohen numri i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve pas vettingut a i kanë kapacitetet e duhura këto gjykata për t’i mbajtur të gjithë”, këto ishin pyetjet që ngriti Çela.

Gjykatat e propozuara të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm: Berat; Elbasan; Tiranë; Vlorë; Dibër (bashkuar me Gjykatën e Matit); Durrës (bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës); Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës); Gjirokastër (bashkuar me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit); Kukës (bashkuar me Gjykatën e Tropojës); Korçë (bashkuar me Gjykatën e Pogradecit); Lezhë (bashkuar me Gjykatën e Kurbinit); Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës). 

Gjykata e propozuar të Apelit të juridiksionit të përgjithshëm: Tiranë

Gjykatat e propozuar të shkallës së parë të juridiksionit Administrativ: Tiranë  (për gjykatat e shkallës së parë në Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë) dhe Lushnjë (Për gjykatat e shkallës së parë në Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër)

Gjykata e propozuar e Apelit të juridiksionit Administrativ: Tiranë

Gjykatat e propozuara të Shkallës së Parë Administrative

 

Propozimi per gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm

 

(Kliko këtu për të parë hartën e re gjyqësore për Shqipërinë)

Ora 11:19
Harta e re gjyqësore, Ministri i Drejtësisë: Do ta bëjmë cilado të jetë kostoja politike

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i vendosur për të bërë hartën e re gjyqësore, pavarësisht kostove politike që mund të ketë. Për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Manja u shpreh se kanë gjetur gjuhën  e përbashkët  edhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

"Cilado të jenë kostot politike, harta  ere gjyqësore është mekanizimi i duhur dhe një nga zgjidhjet më të mira të mundshme. Ne kishim shqetësim për ofrimin e shërbimeve administrative gjyqësore, do ngelin sekretaritë dhe arkivat në ato struktura ekzistuese ku janë sot. Harta ka në thelb përqendrimin e trupës gjyqësore.  Sot jemi para faktit që për shkak të stokut të krijuar, qytetarët nuk e marrin drejtësinë në kohë, harta e re gjyqësore është një nga mekanizmat për të rritur aksesni e qytetarëve në drejtësi. Me KLGJ jemi në rezonancë të plotë", tha Manja.

Ora 11:12
Kryeprokurori Çela: Është e domosdoshme harta e re gjyqësore

1640686186_Screenshot1.jpg

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, në përfundim të aktivitetet ku u prezantua propozimi për hartën e re gjyqësore, i pyetur nëse është gati Shqipëria për ta vënë në zbatim këtë hartë tha se një riformatim është domosdoshmëri.

“Ka domosdoshmëri për hartën gjyqësore. Nevoja sot është ekstreme, për shkak të reformës në drejtësi që po zbatohet sot, procesit të Vettingut. Kemi një numër gjithnjë e më të paktë të magjistratëve në disa nga gjykatat e prokuroritë kryesore. Te prokuroria problemi është i mprehtë në shumë prej tashmë, ndaj harta është domosdoshmëri për të pritur deri në plotësimin e sistemit me magjistratë. Ndaj kjo është e vetmja zgjidhje. Së dyti, sa i përket infrastrukturës, mendoj se ka opsione për zgjidhje. Mendoj se mund të përballohet në fazën aktuale me përdorimin e godinave, që mund të jenë të disponueshme. Ne do të bashkëpunojmë me KLGJ, apo ministrin e Drejtësisë. Besoj se do të kemi mbështetjen e plotë, që do të sigurohen nevojat e prokurorisë, të paktën në fazën kalimtare, derisa në një plan afatgjatë të vlerësojmë edhe nevojat për ndërtimin e godinave të reja. Këto janë çështje që ngelen për t’u zgjidhur, por e nevojshme në planin afatshkurtër nevojat imediate mendoj se mund të realizohen dhe prokuroritë do të kenë infrastrukturën e nevojshme për të ushtruar detyrën”, tha Çela

Ora 10:04
Harta e re gjyqësore, Llagami: Koncepti ynë është që të kemi më pak gjykata, por më shumë cilësi

 

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, teksa prezantoi propozimin për hartën e re gjyqësore, u shpreh se koncepti është që të ketë më pak gjykata dhe më shumë cilësi. Sipas Llagamit, propozimi është bërë për të rritur eficiencën në gjykata shqiptare, teksa theksoi se janë të hapur për diskutime.

"Koncepti ynë është më pak gjykata, më shumë cilësi. Qytetarët do na përkrahin në këtë reformë që t'i shkojmë deri në fund. Jemi të hapur për të diskutuar shqetësime që janë parimore, por nuk duhet të na pengojnë në gjetjen e zgjidhjeve. Këto vendime të vështira duhet t'i marrim të gjithë bashkë. Jemi të hapur për të diskutuar këtë propozim që grupi i punës e ka bërë për të rritur eficiencën në gjykatat tona", u shpreh ajo.

Ora 09:58
Harta e re gjyqësore/ Ministri i Drejtësisë: Afron njeriun me gjykatat, rrit cilësinë dhe do të sjellë përdorim më të mirë të burimeve publike

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se harta e re gjyqësore është një balancim shumë i mirë i tre prej kritereve kryesore. Sipas tij, kjo hartë do të afrojë gjykatat me njeriut, do të rrisë cilësisë dhe do të përdoren më së miri dhe burimet publike.

"Grupi i Punës ka kryer një punë të lavdërueshme, të garantohet afërsia e individit me gjykatën. Ne jemi kujdesur për të garantuar që ky propozim të përmbush objektivat e ligjit, por të ketë një hartë gjyqësore që i paraqitet realitetit shqiptar. KLGJ të kujdeset që të ruajë një sportel ku të parashikojnë një gjykatë, ministria e drejtësisë në analizën që ka kryer, ka shqyrtuar edhe kriterin e garantimit të aksesit në drejtësi dhe nevojën që gjykata të jetë sa më afër qytetarit. Ky propozim është balancimi më i mirë, afërsisë së gjykatave me njeriut, rritja e cilësisë dhe përdorimi sa më i mirë i burimeve publike. Edhe në nivel Apelit, nisur nga lëvizjet demografike, 90% e qytetarëve do të kenë askes në Apelin e Tiranës. Kjo është zgjidhja më e balancuar për të pasur një hartë gjyqësore, do të realizohet thelbi i së drejtës, se do të sjellë normalizimin e ngarkesës, seancat nuk do të shtyhen më për kohë të gjata duke ulur kostot", tha Manja.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • RROFTE SHQIPERIA: 29/12/2021 12:27

    TE LESH GJYKATEN E kUKESIT DHE TE dIBRES DHE TE SHKRISH ATE TE KAVAJES, KJO VEC SFIDE QE NUK ESHTE....

    Përgjigju
  • vlad: 29/12/2021 02:13

    Qe ka korrupsion ne gjykata ose gjyqtare te korruptua por nuk eshte kjo mentra per te luftuar korrupsionin. Shteti i se drejtes i takon ti jape mundesine qytetarve te ankimohen, edhe ne shkallen tjeter te gjyqsorit duke ia lehtesuar sa me shume kete mundesi, jo sic po beni duke ia veshtiresuar apo duke i hequr gjykatat e apelit nga rrethet dhe duke transferu te gjitha ne nje gjykate te vetme. Kur s'ka nje metode te tille as ne vende te tjera, ku qytetet kane dhe gjykatat e apelit.

    Përgjigju
  • Iris: 29/12/2021 01:09

    Eksperimentet qe behen aty ne Shqiperi jane qesharake.Tani e kuptoj qe disa qytete jane aq te vogla sa qe per burokratet e qendres nuk vlejne te kene gjykatat e tyre,por kur z.Manja thote qe nuk ka rendesi kostoja politike,na duhet t'i kujtojme qe ketu nuk eshte fjala per kosto politike,por per kosto ekonomike.E keni marre ne konsiderate sa i kushton nje njeriu te thjeshte te bredhe pas dyerve te gjykatave ne qytete te tjera(largqofte te perfundoje ne Tirane),transporti,oret e humbura ne pune,etj,aq me teper kur mendon per seanca te shtyra pa fund,dokumenta qe papritur t'i nxjerrin jo te plota,ose te pasakta,per te mos folur pastaj per gjykates,avokate,prokurore,etj qe kane te bejne me gjyqet dhe nuk shfaqen e bejne mungesa per 100 arsye?Dhe sa per znj.Llagami qe ka si aksiome shprehjen /pak e sakte/,na duhet t'i kujtojme gjykaten e larte,a c'ka eshte ,qe sot eshte mbytyr nga ceshtjet e mbigrumbulluara nga efektet e Vetingut,po tani qe do behen rutine grumbullimet,nga pakesimi i gjykatave si do ja beni,cfare cilesi garantoni?

    Përgjigju
  • Qytetar: 28/12/2021 13:35

    Uau. Tani Rama ka nisur operacionin e kapjes se gjyqesorit ne nivele me te ulta. Dhe jo vetem por ta degjeneroje fare ne menyre qe njerzit te demoralizohen fare nese kane ndonje pune me gjykaten. Kamikazi minister i drejtesise nje injorant model, deklarin se jo vetem do ta bejme si na do qefi por me cfardo kosto. Re ajo paketa qe Rama do u kerkoje mendime njerzve sikur nuk e kishte kete punen e gjyqesorit....

    Përgjigju
  • Jurist: 28/12/2021 12:16

    Te mbash gjykaten e Beratit dhe te Gjirokastres dhe tw shkrish gjykatwn e Sarandes, kjo eshte idiotesi juridike. Gjykata e Sarandes ka ngarkese sa tre here keto dy gjykata bashke. Gjithashtu, vendi yne e ka provuar sistemin me nje gjykate apeli dhe eshte vertetuar i deshtuar. Per ilustrim, shikoni gjykaten administrative tw apelit cfare gjendje eshte. Shkrirja e gjykatave nuk permireson nw asnje menyre boshllekun qe shkaktoi e famshmja reforme shqiptare ne drejtesi. Ketej e tutje, mjere kush ka gjyq...

    Përgjigju
    • Arber: 29/12/2021 00:27

      Te drejt ke....se spo kupton tre her me shum vepra saranda...wtf....

  • Gjykata: 28/12/2021 11:22

    Skandal eshte vendimi per ndryshimin dhe fshirjen e gjykatave! U be me keq se ne kohen e Enverit, kur kishin 1 gjykate 10 qytete. Po hallexhinjte ca do bejne tashi, nga fshatrat e nga qytetet e vogla Te marrin rruget per tirane te gjithe, Duke pase gjykaten e zones se vet sic duhet. Keshtu vetem grumbullohet leku korrupsioni Ne nje dore te vetme, shume nga drejtesia ngelin pa pune, Dhe ato qe do punesohen do jene te zgjedhur nga komisioni Me i korruptuar qe ka patur ndonjehere drejtesia, Qe ju i njihni dhe i shikoni perdite se kush drejton KLGJ e KLP dhe anetaret e saj, njerezit me llum! Sbehemi me kurre, eshte shume e dhimbshme..

    Përgjigju
  • Jurist: 28/12/2021 10:27

    Rikonceptimi demografik i sistemit gjyqesor eshte idjotsia e rradhes qe pritet te ndodhe. Nese nuk ka efiçense ne gjykatat aktuale te apelit, si pritet te kete efiçense dhe menaxhim fluksi te seancave me vetem NJE gjykate apeli??!!! Gjykata aktuale e apelit ne Tirane nuk ploteson as kushtet me minimale te nje gjykate dinjitoze, duke filluar nga ambjentet, siguria, sistemi telematik dhe duke perfunduar tek vendet e parkingjeve. Zoterinjte qe ngrohin karriket dhe bejne pazare per gjyqet nepermjet seksereve te sigurte dhe komunikojne me telefona te kriptuar duhet te konsultohen me grupet e interesit sepse mungon pjesa logjistike pervec pjeses institucionale qe le per te deshiruar. Kemi akoma gjykata qe ngjajne si kafene fshati apo te tjera qe jane si haure. Pse nuk shikohet mundesia e ndertimit te disa gjykatave dhe rivitalizimi i apeleve aktuale, por decentralizohet gjithcka ne Tirane. Zoterinj jemi ne shekullin e XXI dhe prag 2022, gjendemi ne portat e Europes dhe nuk bejme pjese e Korese se Veriut. Personalisht si jurist mendoj se eshte inefiçente dhe idjotsi totale ky lloj decentralizimi per vete faktin se ka aq shume fluks procesesh sa dyshoj fort ne nivelin e vendim marrjes per cdo ceshtje. Zoti Manja duhet te jete i pari qe duhet te dale kunder ksaj paçavure si jurist qe eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?