Harta e re gjyqësore, Maksim Haxhia flet për Report Tv: KLGJ i ka fyer avokatët! Kam besim që qeveria do e zgjidhë këtë çështje

12 Qershor 2022, 11:44| Përditesimi: 12 Qershor 2022, 13:00

  • Share

1655026718_Screenshot1.jpg

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia foli për Report Tv duke thënë se KLGJ fyeu avokatët me vendimin dhe kërkon që qeveria të mos e votojë hartën e re gjyqësore teksa shtoi se ndërkombëtarët kanë qenë në dijeni për kundërshtitë e tyre.

“Duke parë se e morëm me shumë seriozitet dhe paraqitëm një sërë problematikash, konstatuam që vendimi ishte i pandryeshëm. Pra KLGJ e miratoi sic ishte drafti. Duke qenë se do i përcillet Ministrisë së Drejtësisë, ne vendosëm që t’ia bëjmë prezent ministrit sepse do jetë qeveria që do ta kalojë me VKM hartën përfundimtare.

Duke u ndjerë të fyer në personalitet dhe në rëndësinë e argumenteve që paraqitëm, duke i konsideruar tavolinat e rrumbullakëta si farsë, ne vendosëm që duke patur parasysh një sërë shkrimesh të gjykatave aktuale, ku duhet konstatuar që mbrapa çdo avokati është një individ, është një problem social, vendosëm të bojkotojmë të gjithë proceset gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha llojet e Gjykatave, përfshirë gjykatën e lartë.

Avokatia shqiptare është e solidalizuar në procesin e reformës në drejtësi, por nuk mund të pranojmë që në mosmarrjen e masave nga ana e autoriteteve të cënohen interesat kushtetuese që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut dhe me funksionin e avokatit. Ne nuk i kundërvihemi drejtësisë. Nuk mund të cënohet procesi i realizimit të drejtësisë.

Sa i përket kërkesave që bëri Dhoma e Avokatisë, Haxhia tha se kërkuan që të ketë gjykata Apeli në veri dhe në jug.

 Ne kërkuam që të jenë 3 ose 4 gjykatat apeli. Kërkuam që veriu të ketë Gjykatën e Apelit, po ashtu edhe jugu duke gjetur një mesatare. Ne jemi treguar shumë të matur për ta zgjidhur çështjen në kuadrin e të gjithë mundësive që ka vendi ynë dhe të gjithë propozimet tona janë në harmoni me problematikën. Tre apelet do të ishin marrë në konsideratë nga KLGJ.

Çdo gjë është e strukturuar, do ju siguroj që këshilli i përgjithshëm mori këtë vendim dhe komiteti drejtues e formalizoi. Kam besim te qeveria që do e zgjidhë këtë çështje sepse vërejtjet dhe sugjerimet tona janë konstruktive dhe i shërbejnë reformës”, tha Haxhia.


Lajmi kryesor:

Harta e re gjyqësore, avokatët bojkot seancave gjyqësore për 4 ditë! Maksim Haxhia për Report Tv: KLGJ na fyeu! Qeveria të mos e votojë, ndërkombëtarët në dijeni


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?