Presidenti Ilir Meta ka treguar mbështetjen dhe duket se i del në mbrojtje avokatëve për hartën e re gjyqësore dhe i bën thirrje KLGJ që të dëgjojë zërin e tyre. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta thotë se Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie të pavarur.
"Mbështes plotësisht kërkesat e drejta të Avokatëve Shqiptarë dhe në mënyrë të përsëritur nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë bashkëpunues dhe vendimmarrës, të dëgjojnë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.
Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe eficent!
Qytetarët presin një drejtësi sa më afër tyre, dhe jo një riorganizim të përqendruar që e largon drejtësinë prej tyre duke e bërë jo vetëm më të shtrenjtë dhe të vonuar, por edhe më të pamundur", tha Meta.
Lajmi kryesor: