Sot dita e dytë e bojkotit të gjyqeve, avokatët penalistë 'rebelë', shkojnë në seanca! Visha: Vendimi të shkojë në Gjykatën Kushtetuese! Nuk mund të bëhet presion për licensa

15 Qershor 2022, 07:54| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 15:05

  • Share

Sot në ditën e dytë, vijon bojkoti i proceseve gjyqësore në të gjithë vendin kundër hartës së re gjyqësore që shkrin gjykatat. Kreu i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia i bëri apel qeverisë të reflektojë pasi protesta e tyre do të përshkallëzohet dhe mund të bojkotojnë edhe proceset gjyqësore për masat e sigurisë, ndërsa një ditë më parë mbi 800 procese nuk u zhvilluan.

Kreu i 'Avokatëve penalistë', Saimir Vishaj ka dalë kundër Dhomës së Avokatisë dhe ditën e sotme është paraqitur në një seancë të GJKKO. Vishaj thotë se nuk mund të lënë klientët që kanë paguar ndërsa thekson se nuk është dakord me bojkotin e gjyqeve, por sugjeron që çështja të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ në lidhje me hartën e re gjyqësore. Ndërsa për presionet ndaj avokatëve se do merren masa deri në heqje license, thotë se nuk mund ta bëhet presion për një gjë të tillë.

Ditën e sotme, Dhoma e Avokatisë Lezhë vijon bojkotin e gjyqeve. Këtë të mërkurë do të bllokohen 54 seanca gjyqësore në Lezhë, 35 në Kurbin dhe 25 në Krujë.

Çfarë parashikon harta e re gjyqësore
Report Tv mëson se Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1. Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat e shkallës së parë në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Ora 11:31
Avokati Vishaj kundër bojkotit të gjyqeve: Ta çojmë vendimin në Gjykatën Kushtetuese! Nuk mund të bëhet presion për heqje license

 

Avokati Saimir Vishaj ka vendosur të marrë pjesë në një seancë të GJKKO ndonëse vijon bojkoti i gjyqeve për shkak të hartës së re gjyqësore. Para mediave, u shpreh se është me detyrim të shkojë në seancë të GJKKO dhe shprehet se është kundër bojkotit pasi klientët paguajnë për të marrë shërbimin.

"Shumë prej seancave po shtyhen. Unë detyrimisht kam qenë në seancë ku kam pasur një objekt në GJKKO ku është detyrim paraqitja e avokatit, një objekt marrja e informacionit, revokim i masës së sigurisë. Që në momentet e para, me vendimin e Dhomës së Avokatisë nuk kemi qenë dakord, pajtohemi me shqetësimin për hartën gjyqësore por mendoj se greva nuk është mjeti për të realizuar qëllimin. Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet për tu drejtuar gjykatës kushtetuese ndaj vendimit të KLGJ.

Ne do i përgjigjemi kërkesave të klientëve tanë që kanë paguar për të marrë shërbimin, por mendoj që rruga që është zgjedhur për të bojkotuar seancat gjyqësore nuk është zgjidhje. Ky është një projekt pilot, ne kemi pasur përpara dhe harta gjyqësore ku është shkrirë gjykata e Gramshit, Librazhdit, Peqini, Kuçova dhe ka vijuar puna normal", tha Vishaj.

Sugjerimi i tij është që çështja të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ në lidhje me hartën e re gjyqësore. Ndërsa për presionet ndaj avokatëve se do merren masa deri në heqje license, thotë se nuk mund ta bëjë askush një gjë të tillë.

"Megjithatë ka vend që Dhoma të bashkëpunojë me KLGJ. Gjykata Administrative Lushnje është pa kuptim, shkrihet dhe automatikisht ngrihet një gjykatë Apeli administrativ për jugun. Kjo është pa logjikë. Mjeti më i mirë është kërkesa kundër vendimit në gjykatën kushtetuese nëse do legjitimojmë pa u kryer një vendim nga ekzekutivi që do të kryhet me VKM. Dihet që harta gjyqësore nuk do të miratohet me ligj nga Kuvendi, por mjafton VKM dhe firmosje nga kryeministri që cdo gjë të kalojë.

Dhoma nuk është një dhomë private, dhomë private për të hequr licensa apo për të bërë presioni. Avokati mund të respektojë instancat por nuk mund të bëjë presion që të heqë licensën. Cili je ti që heq licensën? Nuk jam dakord. Ka dhe shumë avokatë që nuk janë dakord", tha Vishaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?