Harta gjyqësore/ Braho: Të bëhej pas Reformës Territoriale! Barjamaj: Sistemi i drejtësisë në kolaps, të bojkotojmë edhe masat e sigurisë

14 Qershor 2022, 14:03| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 14:27

  • Share

Miratimi i hartës gjyqësore nga KLGJ ka nxitur reagimin e Dhomës së Avokatisë që ka vendosur të bojkotojë gjyqet për 4 ditë, përveç seancave ku jepen masat e sigurisë.

Avokati Ledio Braho dhe kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë Durim Barjamaj ishin të ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” nga Andi Kapxhiu për të folur rreth problematikave që sjell harta e re gjyqësore.

Barjamaj tha se KLGJ nuk ka guximin të pranojë që dështoi në reformën në drejtësi dhe çoi sistemin në kolaps duke marrë vendimin për shkrirjen e gjykatave. Ndër të tjera i bëri thirrje qeverisë të mos e miratojë draftin e KLGJ për hartën e re gjyqësore.

“Ata nuk kanë guximin të pranojnë që dështuan jo në reformën në drejtësi por në parashikimet e reformës në drejtësi. Thanë do ju bëjmë shtëpi të re por nuk kishin bazë materiale dhe prishën shtëpinë e vjetër. Sistemi në drejtësi është në kolaps dhe për të manipuluar kolapsin, gjetën zgjidhje një Gjykatë Apeli në Tiranë, a thua se qytetet e tjera nuk ekzistojnë. Do i bëja thirrje qeverisë të mos e miratojë dhe të mos e shesë dështimin për sukses. T’i bëjnë mirë llogaritë se KLGJ i bën llogaritë si të jetë e shtetit gjerman. Kanë rroga nga 3-4 milionë në muaj dhe i duket vetja si në Gjermani”, tha Barjamaj.

Nëse nuk do të ketë asnjë reagim për bojkotin e seancave gjyqësore nga ana e KLGJ dhe qeverisë, Barjamaj tha se mendon që të shkojnë deri në bojkotin e masave të sigurisë.

“Do të presim vazhdimin, reagimin e KLGJ dhe qeverisë. Pastaj janë organet drejtuese të Dhomës së Avokatisë, por nëse doni të dini mendimin tim personal jemi në vijimin e bojkotit deri në masat e sigurimit personal.

Ndërsa avokati Ledio Braho tha se vendimi i KLGJ për hartën e re gjyqësore ishte i duhur për disa gjykata por e cilëson të gabuar faktin që u shkrinë gjykatat e Apelit pasi do të ketë fluks të madh.

“Disa gjykata duhet të shkriheshin se ishin si gjykata internimi, kryesisht gjykata të shkallës së Parë në Përmet e Pukë, pra vende me numër të vogël popullsie. Ajo çka duket flagrante ka të bëjë me shkrirjen e gjykatave të Apelit në një të vetme ndërsa propozimi ishte që së paku të ishin 3 gjykata Apeli. Ajo cka duket jo e logjikshme është që për jugun janë shkrirë gjykatat administrative në Vlorë dhe Gjirokastër e është lënë një në Lushnje. Ndërsa veriu dhe juglindja do të kenë gjykatën administrative të Tiranës. Në rastin e Korçës, duhet që avokatët të vijnë në Tiranë. I vetmi propozim që ka marrë parasysh është Rrethi Gjyqësor i Sarandës”, tha Braho.

Ndër të tjera sugjeroi se harta e re gjyqwsore do tw ishte mw mirw tw bwhej pas miratimit tw reformws territoriale.

Palët po ulen për të bërë një reformë të re territoriale dhe besoj që dhe harta gjyqësore do të ishte më koherente në rast se do të miratohej pas miratimit të reformës territoriale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?