Ish-kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edit Harxhi tha se janë përjashtuar 28 mijë anëtarë të Partisë Demokratike dhe kjo është shkelja me madhe e këtyre zgjedhjeve. Teksa evidentoi një numër shkeljesh të kryera në procesin zgjedhor brenda PD-së, Harxhi tha se atyre nuk u është vënë në dispozicion lista e anëtarësisë. Po ashtu Harxhi tha me tej se në disa qendra votimi është votuar pa kartë anëtarësie, ndërkohë që disa komisionerë janë kërcënuar.
'Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve. Kjo i mohoi të drejtën e votës dhjetëra mijera demokratëve. Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së është shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve. Ka pasur nga ato që kanë shkuar me kartë anëtarësisë të lëshuara nga Azem Hajardi dhe nuk janë pranuar. Pra përveç listës së shkurtuar nga 106 në 75 mijë ka pasur një mungesë shumë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhor janë bërë anëtarë të rinj. Disa kanë votuar vetëm me një kontrabilet për të votuar. Në disa qendra votimi ka pasur raste kur kanë votuar pa kartë anëtarësie. Audituesit elektronik përfaqësuesit e kandidatëve nuk janë lejuar të shikojnë nëse ka modifikime në sistem. Në 90% të rasteve vëzhguesit janë kërkuar që të rrinë larg tavolinës së komisionit. Ka pasur raste kur vëzhguesit janë kërcënuar nga anëtarët e komisionit. Disa janë përjashtuar nga komisioni. Nuk është zbatuar rregullorja në lidhje me modalitet e procesit zgjedhor.'- tha Harxhi.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në PD/ Harxhi: U votua me foton e Bashës në mur si në kohën e diktatorit! Ristani: PD, jashtë shtratit ligjor! Imami: Lista të fshehta kanë vetëm organizatat terroriste
M.Q.//ReportTv.al