Hasani videomesazh urimi për 8 marsin: Rritja e përfaqësimit të grave prioritet i yni

8 Mars, 09:22| Përditesimi: 8 Mars, 09:23

  • Share

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar vajzat dhe gratë për 8 mars. Në një video të ndarë në rrjetet sociale përmendet roli i grave në vendin tonë, si në qeverisje, administratë publike, e Forcat e Armatosura.

Kuvend 30% e deputeteve janë gra e vajza.

“Ne mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse….”

Sepse gratë dhe vajzat janë Shqipëria!  Sepse rritja e përfaqësimit të tyre ka qenë e mbetet fokusi i qeverisë shqiptare;  Sepse gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën në Shërbimin e Jashtëm dhe aktualisht drejtojnë përfaqësitë shqiptare kryesore në botë;  Sepse, prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza;  Sepse, në administratë publike mbi 60 për qind i pozicioneve të mesme e të larta drejtuese mbahen nga gratë;

 Në polici  e Forcat e Armatosura përfaqësimi është gjithnjë e më cilësor. Sepse Shqipëria beson tek kjo çështje, tek të drejtat e grave e vajzave e mundësitë e barabarta. Sepse eksperienca na ka treguar,  që sa më shumë hapësira të krijohen për gratë e vajzat, sa më shumë mundësi t’u jepen atyre, aq më e drejtë e më e mirë do të jetë shoqëria jonë. Sepse Shqipëria janë gratë dhe vajzat!

 


Lajmi kryesor:

Sot 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas!


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?