Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë e cila shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim për disa dekada.
Në ditën e gruas politika bashkohet në një thirrje, më shumë mundësi, investime dhe përkrahje për gratë e vajzat, si i vetmi mekanizëm për të shoqëri të shëndoshë. Vlerësohen gratë në role kyçe për vendin, protestohet kundër dhunës.
Në shumë vende të botës kjo ditë kujtohet si festë e protestë, si një traditë që ka nisur që nga fillimi i shekullit të 20-të. Historia dhe kuptimi i një përvjetori të themeluar në vitin 1921, që na fton të reflektojmë për rolin e femrës në shoqëri dhe për çështjet kritike që ende ekzistojnë
8 Marsi është data kur në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila nuk është një ditë e feminizmit ekstrem, por momenti kur të gjithë jemi të ftuar të reflektojmë për çështje që lidhen me botën femërore, mbi arritjet e mëdha çështje sociale dhe politike që lidhen me mundësi të barabarta dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për të kapërcyer boshllëqet që ekzistojnë ende. Nën sytë e njerëzimit vazhdon lufta ndaj të gjitha diskriminimeve dhe dhunës ndaj gruas.
Në të gjithë botën gratë vazhdojnë të ngrenë zërin e protestës për të luftuar kundër shkeljeve të shpeshta të së drejtës për të qenë të sigurta e për të qenë të lira në zgjedhjet e tyre. Disavantazhet profesionale dhe ekonomike janë disa çështjet për të cilat gratë në të gjithë botën vazhdojnë të luftojnë. Edhe pse është e vërtetë që janë bërë shumë hapa përpara, veçanërisht në vendet Perëndimore, është gjithashtu po kaq e vërtetë që rruga drejt barazisë gjinore dhe emancipimit social është ende e gjatë.
Në shoqëri të grave e vajzave në uniformë dhe bashkëshorteve të ushtarakëve në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet ku zhvilloi një takim ditën e sotme Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi 8 Marsin
“Së bashku me gratë dhe vajzat tona në uniformë dhe bashkëshortet e ushtarakëve në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, i urojmë Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave e vajzave shqiptare”, u shpreh Begaj në një urim në rrjetet sociale.
Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet edhe në burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë. Dy buqeta me lule kanë mbërritur në burg.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zgjodhi të festonte me gratë oficere të sigurisë në institucionet arsimore, që janë “syri” i prindërve dhe mësuesve në shkollat tona dhe që çdo ditë janë në krye të detyrës që fëmijët të ndjehen të sigurt.
Takimi u zhvillua në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe qëllimi i këtij takimi përveç urimit për 8 Mars për të gjitha gratë dhe vajzat ishte dhe për të nxjerrë në pah kontributin e këtyre grave në fushën e sigurisë në shkolla.
“Fuqizimi i vajzave dhe grave është një prej objektivave, të cilën ne duhet ta kemi parasysh çdo ditë të vitit. Sot është edhe një ditë ku duhet të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë. Unë jam krenare për të gjitha zonjat dhe gratë që punojnë në sektorin e arsimit: nga mësueset, psikologët, punonjësit socialë dhe ju punonjëset e sigurisë në shkolla.
Jam krenare për punën që bëni, kontributin që jepni. Jam krenarë për të gjithë motivimin që u jepni nxënësve tanë dhe mbi të gjitha për sigurinë që ju ofroni brenda dhe jashtë mureve të shkollës.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Aktualisht në shkollat shqiptare ka 138 oficere sigurie gra, që përbëjnë 60% të forcave të sigurisë në institucionet arsimore.
Statistikat e fundit tregojnë se në universitetet publike dhe jopublike 68,024 studente janë vajza, kundrejt 48,676 djemve, duke dëshmuar dominancën e tyre në fushën e arsimit. Po ashtu, gratë përbëjnë numrin më të lartë të arsimtarëve në arsimin parauniversitar dhe janë të pranishme në numër të lartë si psikologe, punonjëse sociale.
“Sot në këtë ditë doja që ta vija në dukje, punën, angazhimin tuaj dhe prezencën tuaj në strukturat tona të arsimit, një prezencë që unë besoj se duhet shtuar duke rritur dhe numrin e punonjësve të sigurisë. Më bëhet qejfi që 60% e punonjësve tanë të sigurisë janë zonja. Jam e bindur që së bashku mund ta fuqizojmë më shumë rolin tuaj dhe në tërësi rolin e grave por mbi të gjitha kujdesin për fëmijët tanë në strukturat arsimore. Gëzuar 8 Marsin”, ishte urimi i Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu për të gjitha vajzat dhe gratë që janë pjesë e sistemit arsimor në vend por edhe për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi sot gratë dhe vajzat ushtarake me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Peleshi ka publikuar një video me në fokus, gratë ushtarake, të cilat kontribuojnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të gjitha gratë ushtarake”, u shpreh Peleshi.
“Përkushtimi dhe sakrifica juaj për familjen dhe mbrojtjen e vendit mbetet i pazëvendësueshëm”, theksoi Peleshi.
Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, më ‘8 Mars’, Partia Demokratike thotë se përgjatë harkut kohor të një viti javë vrarë 19 gra.
PD nënvizon se sot është një ditë proteste, për nënat të cilat ua ka marrë emigrimi fëmijët.
‘8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e gruas! Një ditë feste por dhe proteste. Partia Demokratike është sot në krah të grave dhe vajzave, në çdo cep të Shqipërisë dhe në Diasporë, ku i ka detyruar qeverisja e Edi Ramës. Sot është ditë feste dhe Gëzuar!
Por është edhe ditë proteste, për 19 gratë e vrara gjatë harkut kohor të një viti. Është ditë proteste, për nënat të cilave ua ka marrë emigrimi fëmijët, për vajzat që e kanë të pamundur arsimin cilësor. Për gjyshet me pensione të paindeksuara dhe barnat me çmime të papërballueshme. Për studentet që diplomohen dhe duhet ta dorëzojnë fatin e punësimit të tyre në duar patronazhistesh.’- njofton PD.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një mënyrë unike për të uruar zonjat dhe zonjushat e qytetit për 8 Mars. Përmes një videoje ku shfaqen vajza që inkurajojnë njëra - tjetrën, Veliaj shkruan në rrjetet sociale se 8 Marsi është një ditë për të kujtuar dhe festuar fuqinë, gëzimin dhe dashurinë e grave.
“8 Marsi është ditë për të kujtuar dhe festuar fuqinë, guximin dhe dashurinë e grave në jetën tonë. Gëzuar për ju heroina!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar vajzat dhe gratë për 8 mars. Në një video të ndarë në rrjetet sociale përmendet roli i grave në vendin tonë, si në qeverisje, administratë publike, e Forcat e Armatosura.
Kuvend 30% e deputeteve janë gra e vajza.
“Ne mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse….”
Sepse gratë dhe vajzat janë Shqipëria! Sepse rritja e përfaqësimit të tyre ka qenë e mbetet fokusi i qeverisë shqiptare; Sepse gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën në Shërbimin e Jashtëm dhe aktualisht drejtojnë përfaqësitë shqiptare kryesore në botë; Sepse, prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza; Sepse, në administratë publike mbi 60 për qind i pozicioneve të mesme e të larta drejtuese mbahen nga gratë;
Në polici e Forcat e Armatosura përfaqësimi është gjithnjë e më cilësor. Sepse Shqipëria beson tek kjo çështje, tek të drejtat e grave e vajzave e mundësitë e barabarta. Sepse eksperienca na ka treguar, që sa më shumë hapësira të krijohen për gratë e vajzat, sa më shumë mundësi t’u jepen atyre, aq më e drejtë e më e mirë do të jetë shoqëria jonë. Sepse Shqipëria janë gratë dhe vajzat!
Fighting for women's rights isn't just about equality, it's about justice, dignity, and progress for all.
— Igli Hasani (@IgliHasani) March 8, 2024
I am proud that women today hold key positions in the Albanian foreign service and represent our country globally with unmatched professionalism and dedication.
Albania… pic.twitter.com/ABT6PyJTlq
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një foto me nënën e tij, ndërsa uron 8 Marsin për të gjitha gratë dhe vajzat.
"Duke i uruar Gëzuar 8 Marsin nënës dhe mësueses time të shtrenjtë, ju uroj festën të gjitha nënave tona të mrekullueshme, grave dhe vajzave shqiptare!", shkruan Meta.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka uruar gratë me rastin e ‘8 Marsit’ ditës ndërkombëtare të Gruas.
“Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, uroj nga zemra të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet dhe vajzat shqiptare. Këtë vit, tema e përzgjedhur për të kremtuar këtë ditë domethënëse është “Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin.”
Asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk mund ta përshpejtojë zhvillimin shoqëror më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat.
Këtë prag 8 Marsi, bashkë me gratë kryeparlamentare nga të pesë kontinentet, u mblodhëm në Paris në Samitin Botëror, themeluam Rrjetin e Grave Kryeparlamentare dhe miratuam Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave, në të cilën u bëmë thirrje parlamenteve të të gjitha vendeve të vendosin të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në krye të agjendave parlamentare.”- shkruan Nikolla.
Kryeministri Edi Rama u ka dhuruar lule grave në Durrës për 8 Marsin, ditën e gruas. Krahas videos që ka ndarë duke dhuruar trëndafilat, Rama shkruan se “nuk ka lule që ua merr nurin grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë.
“MIRËMËNGJES dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.