Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se qeveria nuk ka bërë asnjë lloj investimi në qarkun e Dibrës për sa i përket energjisë elektrike. Me fotot në duar, Mziu solli një kabinë elektrike të Dibrës, ku sipas tij është e mbuluar me hashash. Deputeti i PD-së u shpreh se këto foto vërtetojnë bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e kanabisit.
"Për qarkun e Dibrës që në 8 vite s’është bërë asnjë lloj investimi, vazhdojnë të jenë ato tela dhe transformatorë para viteve '90 , ja po ju tregoj fotot. Kjo nuk është thjesht një kabinë elektrike, por te ky transformator hashashi ka mbuluar komplet atë. Kjo tregon bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e hashashit, besoj mjafton si replikë", tha Mziu.
Lajmi kryesor:
Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh
SI.E./ReportTv.al