Politikë

Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh

28 Tetor 2021, 08:34| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 08:07

  • Share

Rindërtimi dhe përdorimi i fondeve nga qeveria është bërë shkak i përplasjes në Kuvend me kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, me akuza dhe kundërakuza. Ishte kreu i qeverisë i cili ndërhyu ndërmjet interpelancës së kërkuar nga deputei i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, me ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj, tha se bllokimi i kantiereve të ndërtimit është bërë për shkak të pandemisë.

Nga ana tjetër kryetari Lulzim Basha e akuzoi Ramën për korrupsion dhe se tenderat ndahen dhe përcaktohen në zyrën e tij. Sipas tij BE ka ndërtuar një shkollë me 681 mijë euro, ndërsa me fondet e qeverisë shqiptare është ndërtuar një shkollë mesatarisht 760 mijë për shkollë, ndërsa Bashkia Tiranë në një tender 1 milion e 340 mijë për shkollë ndërsa në një tjetër 2 milion e 173 mijë euro për shkollë. 

Por akuzave të kryetarit të PD-së për vjedhje me fondet e rindërtimit, kryetari i qeverisë Rama iu përgjigj ashpër duke thënë se duhet ta masë mirë fjalën kur flet për hajdutëri.

"47.000 lekë për metra katrorë janë shkollat e ndërtuara me fonde të buxhetit, dhe 60.000 lekë metri katror për shkollat e ndërtuara me fonde e Bashkimit Evropian", tha Rama.

Seanca nisi me debate në Kuvend, ku kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Alfred Rushaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe si pikë e parë e diskutimit të flitet për helmimin e qytetarëve nga uji në Krujë. Mirëpo, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës dhe se çështja nuk duhet të politizohet. Ai iu ka kërkuar deputetëve të opozitës që nga nesër të depozitojnë kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë ose të Transportit, dhe në seancën e ardhshme të diskutohet ngjarja.

Por kërkesa e opozitës nuk u pranua dhe u votua që të zhvillohet sipas rendit të parashikuar të ditës. Në rend dite, ishte edhe interpelanca me zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, kërkuar kjo nga deputeti i PD, Fredinand Xhaferraj.

Ahmetaj i thirrur në interpelancë nga deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, hodhi poshtë akuzat për vonesa në proces dhe foli me shifra për projektet e përfunduara, ndwrsa bëri me dije në datat 10-12 nëntor do të bëhet hedhja e shortit për shpërndarjen e apartamenteve në Krujë dhe me datë 15 do të bëhet në Durrës dhe Lezhë.

Pas rreth 10 orësh diskutime e debate të shumta, Kuvendi ka miratuar projektligjin për eurobondin prej 700 milionë eurosh, marrjen e borxhit prej 70 milionë eurosh për OSHEE nga BERZH, buxhetin faktik 2020 dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Mbetjet Urbane për Fierin, Tiranën dhe Elbasanin.

Ora 19:36
Kuvendi miraton Eurobondin, borxhin për OSHEE-në dhe buxhetin faktik, opozita abstenon! Ngrihet Komisionit hetimor për mbetjet urbane

Pas rreth 10 orësh diskutime e debate të shumta, Kuvendi ka miratuar me 78 vota pro, projektligjin për eurobondin prej 700 milionë euro. Shqipëria do të dalë në tregun ndërkombëtar për eurobondin në fillim të nëntorit. Ky borxh do të shlyhet nga 7 deri në 10 vite dhe do të përdoret për disa sektorë. Ky është eurobondi i 5 që vendi do të marrë.

Po me 78 vota pro deputetët miratuan marrjen e borxhit  në BERZH prej 70 milionë eurosh për OSHEE për përballimin e pasojave të pandemisë në këtë sektor.  Drita jeshile iu dha edhe miratimit të buxhetit faktik të vitit 2020 me 76 vota pro.

Ndonëse ishte një pikë e diskutuar, maxhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin për ngritjes së një komisioni hetimor për trajtimin e mbetjeve urbane, qendër e sulmeve dhe akuzave të opozitës. Komisioni Hetimor për mbetjet urbane u miratua me 117 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim. Komisioni Hetimor për trajtimin e mbetjeve urbane ka si qëllim kontrollin e ligjshmërisë të veprimeve administrative nga organet publike të proceduara në ndërtimin dhe administrimin e impianteve të  trajtimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane për Elbasanin, Fieri dhe Tiranën.

Përbërja e Komisionit Hetimor për Mbetjet Urbane: Jorida Tabaku kryetare, Ermonela Felaj, zv.kryetare, Anëtarë: Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Etjen Xhafaj, Anila Denaj, Fadil Nasufi, Antoneta Dhima, Besjan Ajazi, Edmond Spaho. Elidon Bushati, Dhurata Çupi, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Fefter Gështenja.

Projektligj "Për eurobondin, që do të emëtohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dore nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë" miratohet me 78 vota pro, 4 kundër dhe 33 abstenim.

Projektligj "Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020" miratohet me 76 vota pro dhe 41 kundër.

Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpëmdarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-se për reagimin ndaj krizes së pandemisë Covid-19" miratohet me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim

Projektvendim "Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmerinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier” miratohet me 117 vota kundër asnjë, abstenim 1.

Ora 19:14
Deputeti Korreshi nuk ndal batutat në Kuvend: Solla çizmet për ministren por s’më la garda t’i fusja! OSHEE të shpërndajë batanije, lushnjarët s’ka mundësi të ngrohen

Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjën, Saimir Korreshi sa herë flet nga foltorja e Kuvendit do të përcjellë shqetësimet e banorëve të Lushnjës përmes humorit. Korreshi tha ndër të tjera se banorët i kishin ofruar një palë çizme dhuratë për ministren e Bujqësisë, por garda nuk ia lejoi t’i fuste në sallë.

“Kisha edhe një shqetësim tjetër me bujqësinë. Disa fermerë më kanë ngritur disa probleme. Më kishin bërë dhuratë për ministren një palë çizme, por garda s’më lejoi. Në rast se të bie rruga ka dy probleme, e gjithë zona aty kanë të njëjtin problem, në vlerësimin e situatës për farën e domates. Sipas ministrisë ka defekte në teknologji keni thënë, ky konkluzion nuk qëndron. Në të njëjtën serë janë mbjellë dy hibride dhe vetëm ozgan f1 nuk ka prodhim. Hormoni deformon frutin, por jo të mos japë prodhim. E mira është të verifikohej fara” tha ai.

Më tej, Korreshi tha se ka një këshillë për OSHEE.

“Kam edhe diçka në lidhje me OSHEE, unë mendoj se ju të shpërndani batanije për dimër. Shqiptarët s’kanë mundësi të ngrohen. Nuk ndez dot lavatriçen e dushin njëkohësisht”, tha Korreshi.

Ora 17:48
Këlliçi në Kuvend: Shqipëria me Ramën kryeministër si një pacient më sëmundje kronike që mbahet në jetë me oksigjen! Thirrje të dalim në protestë

 

Deputeti i PD-së, Belinda Këlliçi ka ftuar qytetarët që të dalin në protestë, sipas tij për rritjen e çmimeve të shportës, të karburantit, e ndërsa sipas tij, kjo qeveri po e zhyt vendin në borxh dhe pasojat do të bien mbi shqiptarët.

"Borxh 770 mln euro për të cilat 77 mln euro do të merren për llogari të OSHEE, që sipas projekt  aktit u dëmtua nga pandemia dhe thatësira, po borxhliut i del dikush garant, që janë qytetarët, që nëse nuk e lani dot këtë borxh do e lajnë qytetarët. OSHE është dëmtuar nga pandemia dhe kurimi na kushton 77 mln euro, administrata e OSHEE e kemi parë të shëndetshme në të gjtiha rrugët e Tiranës, dukeshin të motivuar për të bërë nga 2 punë, ky ekspozim na ka sjellë me shëndetin e punonjësve, prandaj nëna parti është e kujdesur për shëndetin e patronazhistëve të saj. Krizë e shkaktuar nga ai dhe korrupsioni i tij, Shqipëria me Ramën, një pacienti me sëmundje terminale që mbahet në jetë me oksigjen, e vetmja zgjidhje është do marrim borxh, për të larë borxh, ju nuk doni, bëj thirrje për protesta dhe vetëm protesta, për ata që paguajnë më shumë për energjinë, për karburantin, i ftoj që të bashkohen sheshit të protestës, ka ardhur momenti që të lëmë mllefet politike për të ndalur falimentin e vendit dhe për të rrëzuar këtë qeveri", tha Belind Këlliçi.

Ora 17:48
Shehu: Votoj kundër eurobondit, do përdoret politikisht dhe jo për qytetarët

Deputeti demokrat, Tritan Shehu është shprehur në Kuvend se do të votojë kundër eurobondit prej 700 milionë euro. Sipas tij kjo kredi do të përdoret politikisht dhe keqpërdoret nga qeveria.

“Deklaroj votën time kundër kredisë! Është votë proteste për katandisjen e  këtij vendi.  Shqipëria është në situatë mesjetare për shkak të keqpërdorimit të fondeve resurseve, rezervave. Vota ime është kundër për shkak të keqpërdorimit politik që po i bëhet kësaj situate. Rama si kasandra doli dhe bëri parashikimin më të errët, duke ngjallur frikë te qytetarët për një badërdi energjetike. Ai tentoi të godasë shpirtin opozitar dhe të hiqte vëmendjen nga problemet e mëdha. Edhe kjo kredi po u mor nuk do të bëjë më shumë, por do të transformohet në element politik. U përpoq të terrorizojë popullin, si në rastin e pandemisë që solli 16 mijë të vdekur, financa të shkatërruara, një vend në kolaps. Në marrëveshje flitet edhe për pasojat Covid. Për çfarë pasojash flitet? Nuk u paraqit në pandemi asnjë projekt për të lehtësuar barrën e qytetarëve”, tha Shehu.

Ora 17:44
‘Hashashi ka mbuluar kabinën elektrike’/ Xhelal Mziu sjell foton në Kuvend: OSHEE bashkëpunon me kultivuesit e kanabisit

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se qeveria nuk ka bërë asnjë lloj investimi në qarkun e Dibrës për sa i përket energjisë elektrike. Me fotot në duar, Mziu solli një kabinë elektrike të Dibrës, ku sipas tij është e mbuluar me hashash. Deputeti i PD-së u shpreh se këto foto vërtetojnë bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e kanabisit.

"Për qarkun e Dibrës që në 8 vite s’është bërë asnjë lloj investimi, vazhdojnë të jenë ato tela dhe transformatorë para viteve '90 , ja po ju tregoj fotot. Kjo nuk është thjesht një kabinë elektrike, por te ky transformator hashashi ka mbuluar komplet atë. Kjo tregon bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e hashashit, besoj mjafton si replikë", tha Mziu.

 

Ora 15:45
Bardhi: 240 mln euro tendera pa garë, 70 mln euro shpenzime luksi! Të ngrihet Komision Hetimor për të verifikuar shpenzimet e OSHEE

 

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë se ka shpenzuar 70 mln euro shpenzime luksi në OSHEE  dhe se janë dhënë 240 mln euro tendera pa garë, për pasojë ka kërkuar që të ngrihet një Komision Parlamentar për të verifikuar shpenzimet e OSHEE.

"Keni shpenzuar 34 mln euro, 8.4 mln euro për rikonstruktim zyrash, 23.5 mln euro për ruajtje fizike, sot keni dëgjuar shumë shifra nga të dyja palët,mund të jeni hutuar, dhe të na shihni me mos besim, ata që ju vjedhin janë këtu në qeveri, ai që ju ka ngarkuar me 4 mld euro borxh pa jua dhënë mbrapsht për rroga më të karta apo shërbime më të mira në spitale. 240 mln euro tendera janë dhënë pa garë, 70 mln euro shpenzime luksi në OSHEE. Kërkoj të ngrihet Komision Parlamentar për të verifikuar shpenzimet e OSHEE", tha Bardhi.

Ora 14:53
Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës, Ministrja e Infrastrukturës: Kur të mbarojë, i gjithë kryeqyteti do të përshkohet për 20 minuta

 

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha sot në Kuvend se me përfundimin e projektit të Unazë së Madhe të Tiranës, i gjithë kryeqyteti do të mund të përshkruhet për 20 minuta. Ajo u shpreh se me hapjen e segmentit të ri te materniteti i ri, rruga nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Brryli” përshkohet për 12 minuta. Ministrja shtoi se janë 100 shtëpi të legalizuara që preken nga projekti dhe 540 të palegalizuara, duke theksuar se shpronësimet do të kryhen sipas ligjit.

"Projekti u bë nga ju (PD) në 2009, por ju nuk njiheni për projekte të mira dhe e rishikuam. Projekti as fut brenda toka as nxjerrë jashtë toka, por të jetë sa më efecient. Kur flisni, unë e kuptoj që ju bëni politikë, po të thuash që janë 3 km kur janë 7.7, sikur nuk shkon. 700 shtëpitë që duhet të shpronësohen nuk ekzistojnë. Janë 100 shtëpi të legalizuara që preken nga projekti dhe 540 shtëpi të palegalizuara që preken nga projekti. Nuk e di ku janë këta banorët në protestë se nuk i kam parë. Me banorët kam folur vetë dhe nuk do bëhet shpronësimi siç thoni ju, por në bazë të ligjit. Sot hapëm lotin e dytë dhe të tretë. Për të shkuar sot nga pallati me shigjeta te Brryli duhen 12 minuta. Me hapjen e kësaj rruge nuk do kalojmë më nga rruga e Elbasanit sepse çdo qytet i madh ka trafik. Ne do vazhdojmë të ndërtojmë rrugë sipas standardeve në fuqi. Ata që kanë legalizime janë kryesisht votuesit tuaj. Se jeni kujdesur që t’ia çoni PD-së. Kush e ka shtëpinë e legalizuar do të shpronësohet në bazë të ligjit. Kur të mbarojnë segmentet e gjithë Tirana, kur Shqiponja të Bashkohet me segmentin që dorëzuam sot te Brryli, do përshkohet në 20 minuta", tha Balluku.

 

Ora 14:44
Flutura Açka: Qeveria po bën monologje, i ka zënë meraku me ‘Foltoren’ e Berishës, gjë e mirë që e keni makth

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria gjatë gjithë kohës bën monologje duke fyer opozitën dhe se i ka zënë meraku me ‘Foltoren’ e Berishës.

'Ligjet dhe rregullat nuk janë barka shpëtimi. Na duhet të respektojmë rregulloren. Jeni të interesuar të jeni këtu. Unë e kuptoj se jeni mësuar me dhomën bosh dhe orientoheni që mos të përplaseni me ne dhe ju merren mendtë. Monologje të mërzitshme të qeverisë, gjithë kohën merren me opozitën kanë zënë merak që merren me Foltoren si duket që Berishën e keni makth akoma, gjë shumë e mirë. Për këtë i paguajnë taksat shqiptarët.’- tha Açka.

Ora 14:20
Dash Shehi kritika Ramës e Bashës: Të mos flasin pafundësisht! Bëhuni transparent dhe tregoni ku shkojnë paratë e marra borxh

Deputeti Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit foli me kritika kundrejt kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Luzlim Basha, për sa i përket diskutimit të tejzgjatur në Kuvend. Duke folur për emetimin e eurobondit, Shehi tha që qeveria të tregohet transparente dhe të tregojë ku shkojnë paratë e marra borxh.

‘Të them dhe unë nja dy fjalë për procedurë. Nuk mund t’u jap mend po një këshillë të vogël. Kemi gjithë mëngjesin këtu që kryetari i opozitës dhe kryeministri bëjnë replikë me njëri tjetrin. Po nuk duhet të jetë pafund, sepse kthehet në dialog, duhet vënë një kufi sepse kështu denatyralizohet parlamenti shqiptar.

Kështu që e mira është t’ua japim fjalën po jo të flasin pafundësisht. Njerëzit na kanë votuar 140 deputetë këtu. Për çfarë? Për të dhënë mendim. Jo për të fol 3 vetë. Kjo është sallë e të gjithë shqiptarëve, jo e 2 vetave. Kjo punë po teprohet javë për javë.

Në Shkodër është një fjalë e madhe që thotë: Lypa është e madhe po nuk të lë në baltë. Minimalisht kjo kërkon transperencë sepse po vazhdojmë të marrim e të marrim. Nëse vazhdojmë të marrim, borxhi do bëhet një faktor negativ permanent edhe tek buxheti. Në vend borxhli është peng në shumë gjëra. Nëse nuk e shlyen ekonomikisht, do e shlyejë nëpërmjet dorëzimit të sovranitetit.

Tani marrin nga 50 milionë e nuk marrin as mundimin të tregojnë se ku do të shkojnë këta para. Borxhi të jetë në gjendje të mbajë ekuilibrat mes valutës dhe monedhës vendase dhe ne ta dimë ku shkon. Ne u marrim borxh kalamajve tonë, jo investitorëve që janë në Amerikë e ku di unë. Në këtë princip duhet ta mendojmë. Kaq kisha unë, nuk po merrem me makroekonominë.’- tha Shehi.

Ora 13:15
Braçe i kujton Bashës vrasjet e 21-janarit: Ke b*thë për këtë vetting (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duke folur për vetingun politik që kërkon PD që ta votojnë deputetët, tha se ka vetëm një vetting ai penal. Braçe i kujtoi Bashës, 4 vrasjet në Bulvard në 21 janar, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, dhe e pyeti nëse ka ‘b*thë’ të përballet me këtë vetting.

‘Do doja që Basha të ishte këtu se foli shumë. Ky personalizëm prej tre orësh që vret parlamentarizmin nuk i duhet kurrkujt dhe as shqiptarëve. Në përgjigje të asaj që tha Basha, do doja të thoja: unë mu bën nja 30 vjet pune dhe jam krenar, si kam rënë kujt në qafë do vazhdoj të punoj ashtu siç kam punuar, kam qenë edhe zv. kryeministër e kam bërë në përmbushje të interesit publik, me zor njeri një detyrë për të vrarë njerëz nuk më ka mbajtur, për të më përdorur për të vrarë njerëz në mes të ditës nuk ka ndodhur dhe s’do ndodhi kurrë . Nuk arrij ta kuptoj çdo të thotë vetting politik, ka vetëm nji, ai penal, veçanërisht ata që vrasin, që e bën prokuroria për të çuar në burg si shpagim për gjakun e atyre katër njerëzve të vrarë në bulevard. Zoti Basha ke b*thë për këtë vetting? Pa diskutim që di shumë, sa Bashës nuk ja merr mendja fare!'- tha Braçe.

Ora 13:00
Rindërtimi përfundon i plotë në shtator 2022! Opozita akuza qeverisë se vodhi fondet e tërmetit! TË GJITHA debatet në Kuvend

 

Rindërtimi i plotë pritet të përfundojë në shtator të vitit 2022, nëse pandemia nuk ka një valë tjetër. Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i thirrur në interpelancë nga deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, hodhi poshtë akuzat për vonesa në proces dhe foli me shifra për projektet e përfunduara.

"Sot janë 15 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje, janë dhënë rreth 5 mld lekë për bonusin e qirave.  Përfituesit nga programi i rindërtimit janë rreth 49 mijë. Alokuar nga buxheti i shtetit 2020-2021 55.5 miliardë lekë, 28 mld lekë në vitin 2020 dhe 25.5 miliardë janë në vitin 2021.  Grante rindërtimi dhe rikonstruksioni janë 15 miliardë lekë, grante rikonstruksioni janë alokuar 12.2 miliardë lekë, dhe kanë përfituar 37797 qytetar, disbursuar 9.3 miliardë lekë. grantet e rindërtimit që është program tjetër janë 2.9 milairdë lekë 1342 përfitues, disbursuar 1.6 miliardë lekë.  Nga FSHZH janë 1442 banesa individuale në proces 663 të përfunduara 779 deri në fund të vitit. Bashkia e Tiranës ka 712 në total 390 të përfunduara 11 në fillim të nëntorit dhe 311 deri në fund të nëntorit.  Banesat Kolektive FSHZH ka 34 kontrata në 181 pallate, ka filluar ndërtimin e 113 pallateve ndërsa në bashkinë e Tiranës kemi 30 banesa kolektive dhe ecuria e punimeve është në 50%.  Janë 167 objekte arsimore dhe kanë përfunduar 60 prej tyre, 36 i ka përfunduar FSHZH, 15UNDP dhe 9 nga Bashkia e Tiranës. 91 janë me financim nga buxheti i shtetit dhe 69 nga donatorët dhe 7 janë në proces financimi.  Infrastruktura publike janë 25 kantiere të hapura, 14 i ka FSHZH, 11 i ka Bashkia e Tiranës, dhe 8 të tjera do fillojnë në Kombinat.  Do të dorëzohen brenda 26 nëntorit 700 apartamente. Bashkitë do miratojnë rregulloren e hedhjes së shortit publik. Hedhja e shortit në Krujë, nga data 10-12, në Durrës me datë 15, në Lezhë me datë 15', tha Ahmetaj.

Në kundërpërgjigje të këtyre shifrave, deputeti Xhaferraj thotë se qeveria nuk mbajti premtimin.

"Brenda qershorit të 2021 thotë kryeministri kemi mbaruar punë me tërmetin. Mes angazhimeve tona për të adresuar pasojat e tërmetit dhe afateve të vendosura ndodhi pandemia”, Rama.

Tonet u ashpërsuan kur kryedemokrati Basha akuzoi qeverinë se po ndërton shkolla e banesa me kosto më të lartë sesa BE, si dhe po vjedh paratë e rindërtimit.

“Hajdutët e fatkeqësisë kanë bërë gati planin që aty ku u rrafshuan pallatet të ndërtojnë projektin e radhës për të pastruar paratë”, Basha.

“Atë fjalën hajdut që të ka mbirë në maj të gjuhës, gëlltite brenda në drejtim të ezofagut dhe kur nxjerr gjuhën këtu dhe flet për hajdutëri”, Rama.

“BE fondi limit 15 euro numri i shkollave 22, fondi për një shkollë 681 mijë euro. FSHZH 34 milionë 223 mijë euro 45 shkolla mesatarja 760 mijë për shkollë. Bashkia Tiranë 10 milionë 721 mijë euro, për 8 shkolla 1 milionë 340 mijë euro. Bashkia tjetër 30 milionë euro, 14 shkolla 2173 mijë euro”, Basha.

“Kostoja e ndërtimit është me metër katror kur vjen fjala për shkolla, për apartamente dhe njësi banimi, nuk është me sasi Lulzim. Kostoja e ndërtimit për metër katror të shkollave të investuara nga buxheti i shtetit është 47 mijë lekë, kostoja e BE është deri në 60 mijë lekë”, Rama.

Gjatë fjalës së tij  kryeministri Edi Rama nuk kurseu as ironinë ndaj opozitës, për punët e kryera nga ata.

“Kontrasti është i njëjtë si kontrasti mes të sotmes dhe mesjetës. Kur vjen puna tek standardet dhe kushtet, natyrisht që nuk matemi me ju sepse nuk matet cilësia e diellit me errësirën. I gjithë programi ynë është më pak se gjysma e rrugës Durrës-Kukës, që akoma sot vazhdon ndërtohet”, tha Rama.

Ora 12:54
700 milionë Eurobond, Basha: Merrni borxh për të larë borxhin, punësimet elektorale u kushtuan  qytetarëve 117 milionë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga KUvendi se qytetarëve shqiptar u ka kushtuar 117 milionë lekë punësimet elektorale.

‘Me borxhin më të lartë në historinë e tranzicionit, ju po e asfiksoni ekonominë.  Sepse edhe pse keni marrë më shumë borxh se çdo qeveri tjetër nga ‘91 e këtej, nuk keni qenë të aftë ta ktheni këtë borxh në rritje ekonomike të ndjeshme për familjet shqiptare, por vetëm në përfitim për klientët tuaj që i çojnë paratë e shqiptarëve nëpër parajsa fiskale.

Dhe sot, vini me një tjetër Eurobond prej 700 milionë eurosh, dhe ofendoni edhe inteligjencën e qytetarëve, duke i rënë gjoksit se jeni të aftë të merrni borxh, për të fshehur pas kësaj krenarie idiote, dështimin e modelit tuaj ekonomik.

Sepse po merrni borxh për të larë borxhin. Prandaj edhe kur thoni që Eurobondi merret “për mbulim të përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore”, pa shpjeguar praktikisht asgjë, tregoni pikërisht që e keni për të mbyllur gropat që keni hapur këto vite, e sidomos me zgjedhjet e fundit, ku bashkë me shpenzimet buxhetore që partia-shtet bëri në kurriz të demokracisë, punësuat edhe 12 mijë patronazhistë në sektorin publik, vetëm si qokë elektorale, që sot u kushtojnë qytetarëve shqiptarë 117 milionë euro më shumë.  117 milionë euro. Juve ju duken pak, por më besoni, në duart e konsumatorëve shqiptarë janë shumë.’- tha Basha.

Ora 12:53
Pas debateve, Rama largohet nga Kuvendi dhe lë Bashën duke folur, kyedemokrati ironizon: Shko të qetësohesh te dhoma ngjitur, shiko cilësinë e mielli e të diellit

 

Pas orësh debate me Bashën, kryeministri Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit, duke e lënë krydemokratin në foltore duke folur. Basha nuk kurseu ironinë, ku i tha Ramës se po shkon të qetësohet te dhoma ngjitur, duke i 'kërkuar' të shikojë nga aty edhe cilësinë e miellit e diellit.

"Si the që FMN s’ka thënë gjë për vdekjet, rri dëgjoje gënjeshtrën tënde, nuk rri dot mirë! Ja ku e ke konfirmimin e FMN meqë dole të qetësohesh te dhoma jote dhe dëgjoje nga dhoma që je ngjitur dhe shiko cilësinë e miellit ose të diellit. Dëgjoje nga dhoma ngjitur', tha Basha.

Ora 12:32
Rama: Më 29 nëntor hapet Rruga e Arbrit (VIDEO)

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se më 29 nëntor do të hapet Rruga e Arbrit. Rama theksoi se i vetmi problem janë vonesat e shkaktuara në Qafën e Murrizit, por pjesa tjetër e rrugës është gati.

"Po të them që jo vetëm që nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë për PPP dhe nuk kompleksohem fare çfarë thoni ju se me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte por faktet flasin. Në 29 Nëntor do të hapet Rruga e Arbrit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit që ka krijuar vonesa, gjitha pjesa tjetër është gati", tha Rama.

Ora 12:30
I përmendi dhëmbët, Rama 'thumbon' Kryemadhin dhe i përgjigjet Bashës: Mos fol përçart, ato që kafshonin i kishe aleat dje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Rama e paralajmëroi se ai duhet të tregojë respekt përndryshe ato do ta ndërpresin këtë rrugë komunikimi.

‘Pse të duhet ty Lulëzim retorika e trimit të madh që nuk ka shokë shumë. Kjo është shumë e qartë. Respekto që të të respektojnë. Nuk mundesh dot t’i që në përpjekje për të realizuar një objektiv të vetin, të bëje edhe vandalin. Ti e ke provuar shumë shpesh dhe aq herë sa e ke provuar aq herë të edhe bërë bozë. Debatin me trimëri thuaj veten, por mos dil këtu në këtë Foltore si Beni qe Ecën vet e mundi frikën, por bëhu serioz. Nuk kemi kohë për të humbur, por të angazhohemi. Ke treguar që jo vetëm me shifrat por edhe me gërmat ke probleme. Përfaqësuesit e PS-së bën mirë t’i respektosh nëse nuk do ta ndërpresim këtë mënyrë komunikimi. Shkove deri tek kafshimet se ke qenë aleat me një që kafshonte deri dje. Je këtu, po të shohin njerëzit, ora 12 e drekës. Leji këto tani se po të dëgjojnë njerëzit. Mos fol përçart. Kostoja e ndërtimit është me metra katror. Po të them që kostoja e ndërtimit të shkollave nga qeveria shqiptare është 47 mijë lekë për metër katror, dhe e shkollave të ndërtuara me fondet e BE është 60 mijë lekë. Prandaj hezitova që ta them, janë 400 kompani Lulzim që janë angazhuar për rindërtimin.  Mos u merr me shifrat se nuk i kupton.’- tha Rama.

Ora 12:14
Me protagoniste ngjyrat e vjeshtës, vajzat dhe gratë zgjedhin ngjyrat e ngrohta për seancën e sotme, deputetët veshin kostumet dhe i drejtohen Kuvendit

Teksa jemi në kulmin e vjeshtës, vajzat dhe gratë deputete të Kuvendit, kanë zgjedhur që në seancën e sotme të veshin ngjyrat e ngrohta të stinës.

Serioz dhe stoik janë paraqitur nga ana tjetër burrat, të cilët kryesisht kanë preferuar kostumet monokromë, në ngjyra të errëta.

Ora 12:05
Tre humbje rresht, por Basha i kujton Ramës fitoren e vetme të 2011: Një herë që të kafshuan dhëmbët e mi, u zhduke 3 javë, akoma i ke shenjat

 

Ndonëse ka humbur në 3 palë zgjedhje radhazi, kryedemokrati Lulzim Basha i ka kujtuar sot Ramës në Kuvend itoren e vetme në zgjedhjet e 2011-s. Ai i tha Ramës se 'njëherë që të kafshuan dhëmbët e mi, u zhduke 3 javë'.

"E ka hallin se më dhemb mua dhëmbi, nuk më dhemb as një dhemb e para  punës. I kam dhëmbët e mi njëherë dhe i kam gjenetikisht të fuqishëm. Edhe mos ja qa hallin dhëmbët e mi se një herë që të kafshuan dhëmbët e mi,  javë u zhduke, vetëm unë dhe ti e dimë se ku shkove, nga burime të ndryshme. Shenjat e i ke nuk të ikin, nuk të del e keqja. Meqë këto nuk i kemi për llafe, por për vepra, pse trembesh ti për vettingun politik? Kë do pyesësh ti? Venecia e ka dhënë mendimin. Dhe që mos kesh frikë se do jesh ti objekti i vetëm, filloje nga unë, nga të duash filloje, ça meraku ke?", tha ai.

Ora 12:04
Xhaferaj e krahason Ramën me fermerët socialistë, i tërheq vëmendjen Basha: I kishe thënë cilësinë e diellit krahasova, jo të miellit

 

Kryeministri Edi Rama ironizoi deputetin e PD-së Ferdinand Xhaferraj me një deklaratë të tij vite më parë ‘kur premtonte se do të përmirësonte cilësinë e diellit’. Lidhur me këtë, i prekur reagoi Xhaferraj i cili tha se dikur ka qenë me klas e sot bën një batutë si të ishte një fermer socialist në Divjakë. Por në këtë moment i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se ato janë të nderuar dhe se mund t’i kishte thënë se cilësinë e diellit krahasoi jo të miellit, duke ironizuar kreun e qeverisë.

Xhaferraj: Është e vërtetë që dikur kryeministri ka qenë më me klas ma përmendi edhe cilësinë e diellit, si ndonjë militant socialist në Lushnje. Lidhur me cilësitë e mia mund të pyesësh Damian Gjiknurin që erdhi pas meje në shkollë në SHBA. Ajo që unë doja të ngrija me shqetësim është se ku e kemi degraduar shtetin.

Basha: Ju tërheq vërejtje, krahasoni një krijesë punëtore që çohet pa gdhirë dhe shkojnë në shtëpi pasi perëndon dielli siç janë fermerët socialistë të Lushnjës dhe Divjakës, me një krijesë që mungesën e gjumit e ka për patologji të tjera politike dhe mjekësore. Të paktën t’ i kishte thënë cilësinë e diellit krahasova dhe jo të miellit dhe e mbyllje.

Ora 11:56
Rama nuk ndalet me batuta për Bashën: Kujdes me llumin në PD o Lulzim, ti je pjella më brilante e llumit! Mos u bëj ashtu, duhet të rilindësh

 

'Ti duhet të rilindësh'. Kjo është ftesa e Ramës ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

"Ku e di ti kush ngrihet në sabah në çadra, kur ti zgjohesh gjithmonë vonë.  Ke dalë tani me një tezë se edhe PD ka pjesën e vet të llumit. Por nëse PD ka llum, ty ai llum të ka mbajtur mor Lulzim. Ti je pjella më brilante e atij llumi.  Unë nuk kam ç'ti mbaj me gajret foltores. Mos na i sill këtu këto çështje. Të kam dashur, të dua dhe do të dua por nuk kam si të ndihmoj këtë herë. Mos ji karikatura e llumit. Ti duhet të rilindësh. Na dëgjo ki besim dhe ndërvepro këtu me gjuhën e fakteve. Ka plot fakte", tha Rama.

Ora 11:43
Basha dhe Rama akuza në Kuvend, Vasili kundër: Boll me tango politike, këta të dy të bëjnë muhabet sa të duan! Hapni diskutimet

 

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha 'zaptuan' foltoren e Kuvendit ditën e sotme, duke mos lënë akuza pa hedhur në drejtim të njëri-tjetrit. Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer deputetit të LSI, Petrit Vasilit, i cili e konsideroi 'tango politike', duke kërkuar që të hapet foltorja për diskutime. Sipas Vasilit, Basha dhe Rama mund të bëjnë muhabet sa të duan, por jo duke zënë foltoren e Kuvendit. Vasili tregoi edhe njëherë hapur faktin se mes PD dhe LSI, marrëdhënia tashmë është prishur njëherë e mirë.

"Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu, apo është pronë e çdo tangoje politika e që ka kohë të tjera për t'u bërë. Pas fjalës së kryeministri deklaruat se interpelanca mbyllet. Hapni diskutimet ça të doni, lërini të bëjnë muhabet sa të duan, por të paktën formalisht bëjeni këtë sallë të funksionojë. Nuk është pronarë i Kuvendit kryeministri.  Ku të vemi ta kërkojmë fjalën, te shkallët e Kuvendit. Mbylleni këtë debat dhe hapni diskutimet, boll këtë rrumpallë parlamentare që është pa rregull e asgjë", tha Vasili.

Ora 11:37
VIDEOLAJM/ Basha 'fut në lojë’ deputetët?! E hëngrët eee! Rri o 'tigër', se nuk ke se çfarë sqaron, vetëm manipulon

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa ka lexuar një numër shifrash për abuzimet sipas tij të qeverisë me fondet nga tërmeti të Agjencisë së Prokurimit Publik, tha se këto i kishte marrë si burim nga Partia Demokratike. Kjo shkaktoi të qeshura në sallë, por Basha nënvizoi se kjo ishte batutë pasi e shifrat janë zyrtare të publikuara nga agjencia e Prokurorimit Publik.

‘Merri këtu dhe thoja tigrit të t’i japë. Nuk ke ça të sqarosh o tigër po rri rehat. Ishalla i ke djeg të gjitha ato që ke gjetur te zyra e paraardhësit. Në fund të të të dhënave për ndërtimin e shkollave, burimi: Partia Demokratike. (Qesh salla) Jo, burimi: APP (Agjencia e Prokurorimeve Publike). Shiko si qeshin. Afroje pak kamerën zoti i nderuar. E hëngrën kujtuan se ishte PD me vërte. Do qeshni tani?

Kërkoja tigrit të ti japë. Bashkimi europian, fondi limit 15 milion euro, numri i shkollave 22, fondi për një shkollë 681 mijë euro. Fondi shqiptar i zhvillimit 34 milion e 223 mijë euro, 45 shkolla, mesatarja 760 mijë për shkollë. Bashkia Tiranë 10 milion e 721 mijë euro, 8 shkolla, 1 milion e 340 mijë. S’ke çfarë të sqarosh o tigër po rri rehat aty. Çfarë do të sqarosh ti? Ti do të manipulosh. Ishalla i ke djeg të gjitha ato që ke gjet tek zyra e paraardhësit. Bashkia tjetër, 30 milion euro, 14 shkolla, 2 milion e 173 mijë euro. Këto janë të vërtetat. Burimi, Partia demokratike. U kënaqët ë? Jo ore jo. Agjencia e prokurimit publik. Shiko si qeshin. Afroje pak. Shiko si u zgërdhinë. Kujtuan se ishte PD me vërtet.

Ti nuk i lexon se merresh me shifra të tjera. Borxhin ia ke shqiptarëve. Provat i ke në familjet e goditura nga pandemia që paguan minimalisht 1 mln lekë, shkon deri në 5 mijë euro. I ke te FMN që të tha kur po haje hallvë në Egjypt. Faktet i ke brenda në tavolinat e shqiptarëve. Shkaktari je ti. Mos u kap kot.’- tha Basha.

Shifrat e lexuara nga Basha

Ora 11:27
Rama i ashpër me Bashën: Mos fol sikur je akoma në pelenat e mjekut, bëhu burrë e sill argumente! Mos bëj të fortin këtu, a të keqen vëllai të kam xhan

Ashpër i është kthyer kryeministri Edi Rama kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa i kërkoi që të flasë me argumente dhe jo akuza boshe. Rama i kërkoi të mos 'bëjë të fortin' në Kuvend duke i thënë edhe me ironi 'a të keqen vëllai, të kam xhan'

"Arsyeja pse ti nuk fiton, nuk janë as kriminelët, as bosat, por ti, sepse me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush, Gënje veten tënde, por ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkarisht, për të të respektuar dhe ty bashkë me partinë tënde, por që kjo është partia më e bukur e lindjes, më jep një pushim. Ti mund të jesh mister lindja sot, por lind më në fund dhe mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat  e mjekut, bëhu burrë e mos hajde këtu me shpije, por argumenta. Nuk e di ku i sheh ti ata që gdhihen në çadra se ti ngrihesh vonë dhe kur ngrihesh ti, ata janë në punë. Në çadra, qysh nga dita  e parë e sot, janë rreth 400 familje, por siç ke gërmuar dhe më përpara, shko prap dhe gërmo nëse te ata në çadra ka një familje që nuk vazhdon të marrë bonusin e qirasë. Ata rrinë në çadra se ndryshe nga ty punojnë, e nxjerrin bukën me punë e tyre jo të tjerëve dhe ndryshe nga ty nuk i ka mbajtur njeri në krah për vite të tëra. Ti kur i qan hallet të tjerëve, e sidomos popullit, mban një erë hipokrizie or ti Lulëzim sa edhe këta që janë këtu që janë me ty, aq shumë e kanë të vështirë ta përballojë, sa edhe këta aq shumë e kanë gënjyer veten që je lider i tyre , sa tani pyesin, a je ti apo nuk je ti. E ke një mundësi t'i shmangësh këto budallaqe, e fokusohu te faktet e argumentet. Aman na e kurse këtë të fortin, mos e përsërit më sa të provosh se je në gjendje të rrish pranë 50 demokratëve në të njëjtën kohë, a të keqen vëllai se të kam xhanë", tha Rama.

 

Ora 11:20
Rama-Bashës: Ne i kemi ndërtuar shkollat me më pak lekë se BE, s'na flet dot ti për vjedhje

 

Akuzave të kryetarit të PD-së për vjedhje me fondet e rindërtimit, kryetari i qeverisë Rama iu përgjigj ashpër.

"Po sikur fondet e vëna në dispozicion për ndërtimin e  shkollave nga BE në raport me atë të vëna na dispozicion nga qeveria të rezultojnë më të larta, çfarë duhet të bëjmë me të gjithë këtë çarçaf që sapo u var këtu në sallën e Kuvendit. Mua fondet e BE më pëlqejnë shumë dhe i jam shumë mirënjohës partnerëve tanë që na ndihmojnë, që nga Brukseli deri në Abu Dabu, e deri në Ankara. Por po të them se në aspektin e nikoqirllëkut për fondet i jam shumë mirënjohës atyre që kanë punuar me këtë projekt sepse kanë bërë të mundur që ne të bëjmë më shumë me më pak. Po kështu edhe për apartamentet. Matu mirë kur flet për hajdutëri. Mate mirë gjuhën kur flet për hajdut, apo leje ndërtimi që jepen në zyrat e bashkisë. Matu mirë dhe bëhu burrë", tha Rama.

Ora 11:14
Basha akuza Ramës: Përcakton në zyrë se kush do të marrë tenderat, me procedurë korrekte kalojnë vetëm ato të BE-së

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin e Edi Rama se ai përcakton se kush do të fitojë tendera dhe kush jo. Sipas Bashës të vetmet tendera që kalojnë me procedurë të rregullt janë vetëm ato nga fondet e BE-së.

‘Është akt i vetëdijshëm, ti ke vendosur prioritet kullat e korrupsionit dhe oligarkisë. Ke vendosur që të kesh prioritet tenderat e pandemisë. T’i vidhje me një grusht njerëzish. Këta janë vendime të tuat nuk janë aksidente. Nuk janë as tërmeti as pandemia, je fatkeqësia e këtij vendi. Të vetmet tendera me procesuar korrekte janë ato të BE-së të cilët t’i i urren. Tarifat e tua për çdo tender mbi 1 mln euro në zyrën tënde i di gjithë Tirana. Merri letra kudo ku i ke futur ndoshta i ke akoma tek zyra e zv. kryeministrit, ndoshta tigri i ka djegur, merr e shikoji sesi ne tenderat e tua nuk ka konkurrencë i ke përcaktuar ti. Java zgjedhore bashkia Durrës ndan 60 mln euro për rindërtimin. Ne nuk duam të bëjmë lojëra fjalësh me ty, ty ta kanë pirë lëngun të gjithë edhe ato që mendon se i ke akoma miq. Këtë sallë duhet tua kthejmë shqiptarëve. Ke frikë vettingun e politikanëve si djalli temjanin.’- tha Basha.

Ora 11:07
'Kur qeverisnit ju mbahej gishti në hundë nga era e keqe', Basha i përgjigjet Ramës: Ta kanë treguar se cili bos droge ka porositur kat në ndërtesën 50 kate që ndërtove?

 

Edhe kjo seancë ka nisur me një debat mes Kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha. Pas deklaratës së Ramës se në kohën kur qeveriste PD në qytetet e vendit mbahej hunda me dorë nga era e keqe, Lulzim Basha iu përgjigj ashpër me akuza.

"Nëse ka diçka që duhet të mbash duart në hundë është era e keqë që ka kapur këtë sallë, e këtij regjimi. Ajo që bëni ju ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi ta ngrini kullën 50 kate me të gjithë bosët e kokainës. Mase ta thonë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri. Ti që na flet ne për shijen, për bukurinë, neve PD-së që na kanë quajtur si Partia më e bukur e lindjes, na flet që të mbajmë hundën me dorë. Sigurisht që do ta mbajmë hundën me dorë sepse kishe një gropë aty dhe 11 vite kryetar bashkie nuk e mbylle", tha Basha.

Ora 11:00
Rama i përgjigjet Xhaferajt për rindërtimin: Keni qenë i zënë duke përmirësuar cilësinë e diellit, por COVID gjunjëzoi botën! Kantierët u bllokuan nga pandemia

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur, deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferajt, në lidhje me procesin e rindërtimit në Durrës. Kreu i qeverisë i ka kujtuar një gafë Xhaferajt, duke e ironizuar se ai ai me siguri ka qenë i zënë duke përmirësuar cilësinë e diellit, dhe se pas tërmetit ndodhi edhe një pandemi e cila gjunjëzoi botën. Kjo edhe shtyu afatet për rindërtimin.

'U ndjeva i detyruar të ndërhyj sepse realisht çdo njeri ka të drejtë të gabojë, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore. E ngritët me furi një uturi shpifjesh dhe akuzash dhe bëtë edhe një gjest digjital këtu, me siguri keni qenë i zënë për të përmirësuar cilësinë e diellit dhe se keni vënë re që mes angazhimeve për të pasojat e tërmetit dhe afateve të tërmetit ka ndodhur diçka që ka tronditur gjithë botën, zoti Xhaferri, pandemia. Ju kujtoj se kanë qenë muaj të tërë në të cilën kantierët janë bllokuar edhe afatet do të shtyheshin. Ajo që më shqetëson më shumë nuk është ky aspekt, mbi çfarë baze i ngrini këta akuza dhe flisni për babëzi. Keni ndonjë shifër. Shkollat kanë standarde , kanë kritere, shkollat kanë preventiva, janë të zhvilluara si proces ndërtimi me gara.

Garat kanë dosje dhe mbi gjithë këto fakte mund të bëhen edhe hulumtime dhe pastaj mund të nxirren konkluzione profesionale jo si mjek popullor, apo si akrobat popullor cirku. Siç ju tha dhe zv.kryeministri shkollat janë aty krah për krah me shkollat që keni ndërtuar ju, dhe kontrasti është si e sotmja me mesjetën kur vjen fjala tek infrastruktura e tyre. Duhen fakte dhe argumente. Po na thua që qenka fshehur sheshe për të fshehur gjurmët. Të gjitha godinat kanë historikun e tyre dhe provat i ka prokuroria. Sytë u janë imunizuar prej shumë vitesh nga plehrat e shëmtia. Ndryshe nuk do të ishit krenare pa kthim për të gjithë masakrën urbane që kemi promovuar si mrekulli të botës. Kur ju qeverisnit duhet me dalë me duart në hundën që mos të marrësh erë. Këtu nuk kemi se çfarë diskutojmë s ekemi një konflikt estetik. Numri i familjeve që sot gëzojnë shtëpinë është i madh dhe do të rritet në javën e fundit të këtij muaji. Ju ftoj të bashkoheni në hapjen e dyerve të shtëpive për mijëra familje deri në datën 26 nëntor që bëhen dy vite nga tërmeti. Asnjë familje që do të kthehet në shtëpi, nuk është sot dhe nuk do të jetë nesër në shtëpinë e re më keq, do jetë më mirë seç ishte. Gjithë ajo krizë është kthyer në një mundësi më të mirë.'- tha Rama.

Ora 10:50
Interpelanca për rindërtimin në Durrës, Ministri -Xhaferrajt: Procedurat për rrugët që kishe shqetësim, mbyllen në fund të vitit! Ja kur fillon shpërndarja me short e apartamenteve

 

Deputeti i PD-së së qarkut të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka thirrur në interpelancë ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj, ku i kërkoi llogari se përse në fund të korrikut u anulua vendimi për rikonstruksionin e dy rrugëve ‘Miqësia’ dhe Azem Hajdari-gjelbërimi’, në Durrës.

"Tërmeti ekspozoi vetëm një gjë,  që ju jeni të gatshëm të përfitoni edhe nga ngjarje të tilla! Babëzia ju bën të përfitoni edhe nga fatkeqësia", tha Xhaferraj.

Ahmetaj sqaroi se vendimi nuk është anuluar, por të dyja rrugët janë futur brenda një plani të detyruar vendor më të gjerë dhe nuk është hequr financimi. Sipas Ahmetaj, procedurat për kontratën e punimeve pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.

Nga ana tjetër ai bëri me dije në datat 10-12 nëntor do të bëhet hedhja e shortit për shpërndarjen e apartamenteve në Krujë dhe me datë 15 do të bëhet në Durrës dhe Lezhë.

"Arsyeja e ndryshimit është për të futur të dyja rrugët brenda një plani të detyruar vendor më të gjerë, në mënyrë që rrugët të funksionojnë më mirë për qytetarët që janë kyçe për të lidhur zonën e Spitallës me qytetin. Rrugët "Miqësia" dhe "Azem Hajdari" do të ndërtohen dhe rikonstruktohen nga njësia zbatues e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me financimin, ku është alokuar nga buxheti i shtetit. Për pak ditë do të lidhet kontratat e punimeve për rrugën Miqësia dhe deri në fund të nëntorit për rrugën Azem Hajdari. Fondi i alokuar është 1.2 mld të dyja. Të dyja rrugët janë brenda fondit ët rindërtimit të financuara, do të bëhen. Njëra ka përfunduar si procedurë, tjera përfundon në fund të dhjetorit. Ju jeni ngatërruar pasi ne kemi përfshirë dhe rrugët në planin e detyruar vendor dhe nuk kemi hequr financimin. Sot janë 15 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje, janë dhënë rreth 5 mld lekë për bonusin e qirave. Përfituesit nga programi i rindërtimit janë rreth 49 mijë.  Alokuar nga buxheti i shtetit 2020-2021 55.5 miliardë lekë, 28 mld lekë në vitin 2020 dhe 25.5 miliardë janë në vitin 2021. Grante rindërtimi dhe rikonstruksioni janë 15 miliardë lekë, grante rikonstruksioni janë alokuar 12.2 miliardë lekë, dhe kanë përfituar 37797 qytetar, disbursuar 9.3 miliardë lekë. grantet e rindërtimit që është program tjetër janë 2.9 milairdë lekë 1342 përfitues, disbursuar 1.6 miliardë lekë.  Nga FSHZH janë 1442 banesa individuale në proces 663 të përfunduara 779 deri në fund të vitit. Bashkia e Tiranës ka 712 në total 390 të përfunduara 11 në fillim të nëntorit dhe 311 deri në fund të nëntorit.  Banesat Kolektive FSHZH ka 34 kontrata në 181 pallate, ka filluar ndërtimin e 113 pallateve ndërsa në bashkinë e Tiranës kemi 30 banesa kolektive dhe ecuria e punimeve është në 50%.  Janë 167 objekte arsimore dhe kanë përfunduar 60 prej tyre, 36 i ka përfunduar FSHZH, 15UNDP dhe 9 nga Bashkia e Tiranës. 91 janë me financim nga buxheti i shtetit dhe 69 nga donatorët dhe 7 janë në proces financimi.  Infrastruktura publike janë 25 kantiere të hapura, 14 i ka FSHZH, 11 i ka Bashkia e Tiranës, dhe 8 të tjera do fillojnë në Kombinat.  Do të dorëzohen brenda 26 nëntorit 700 apartamente. Bashkitë do miratojnë rregulloren e hedhjes së shortit publik. Hedhja e shortit në Krujë, nga data 10-12, në Durrës me datë 15, në Lezhë me datë 15', tha Ahmetaj.Shpërndarja do bëhet me short për të shmangur keqkuptimet, për transparencë. Hedhja e shortit në Krujë, nga data 10-12, në Durrës me datë 15, në Lezhë me datë 15', tha Ahmetaj.

Ora 10:12
Helmimi masiv i qytetarëve në Krujë, PD kërkon të ndryshohet rendi i ditës në Kuvend, PS: Çështjet që diskutohen këtu nuk janë debate kafenesh! Mos e politizoni

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Alfred Rushaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe si pikë e parë e diskutimit të flitet për helmimin e qytetarëve nga uji në Krujës. Mirëpo, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës.

Rushaj: Kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri për helimimin e qytetarëve. Kërkojmë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjentë të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në bashkinë e Krujës. Kuvendi e ka detyrim që të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtimet masive të shëndetit të qytetarëve në këtë bashki

Balla:Dua t’u uroj shërim të shpejtë. Rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm prokuroria po bën hetimet. Nuk e di që kuvendi ka atribute të bëjë qoftë e hetime penale qoftë të karakterit mjekësor. Këto duhet ti bëjnë autoritet shëndetësore. Javën e ardhshme Ministrja e Shëndetësisë dhe Ministra i Brendshëm të diskutohet. Hyn si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme. Është një çështje që nuk mund të hyjë në rend të dite pasi nuk ka një kërkesë për interpelancë për këtë çështje. Çështjet që diskuton Kuvendi nuk janë debate kafenesh. Nuk duhet politizuar ajo çështje.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se duhet të pritet përgjigja zyrtare dhe rendi i ditës u votua që të vijojë ai që ishte parashikuar.

Nikolla: Mirë është që të presim përgjigjen e organeve kompetente. Bashkohemi me shqetësimin e njerëzve që kanë probleme shëndetësore në Krujë. Është dhe në ndertin tuaj që mos të bëjmë politikë me këto situata. Të presim kohën e duhur. Nuk është koha që të vijojmë me ndryshim të rendit të ditës. Të vijojmë me rendin e ditës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • karadakliu: 29/10/2021 09:14

    Basha ndryhso menyren e verimit politik mbrenda dhe jashte Shqiperise.Ndegjo Ramen,pasi mesimet e atyre qe te sollen aty ku je,ishin vertet lakardredha qe te fundosen.Ndyshimi i veprimit dhe disiplina politike te sheptojne nga fatalitetit politike dhe shenderrojne PD ne aset real politik kombetar.

    Përgjigju
  • REXHEP VERRA BULE LEKA KASAP [ KEPI ]: 28/10/2021 18:10

    Shikoni frdinat xhafer simiten e regulloi clisin e Djellit e tani ky karagjoz do regullo8 cilsin e deputetve të partis wc pd. O pikbe zez çi ka gjetur Shqiptarët me xhafer simite të till. Po mir tju bëhet kur votojn plera të tilla nga të 4 krahët. Siç keni kokën ju vihet festja.

    Përgjigju
  • lolo: 28/10/2021 18:05

    Eshte bere ndonje analize e Erobondit ze per ze?

    Përgjigju
  • JamKushJam: 28/10/2021 17:32

    Hec aty, mos e merzisni Lulin se ju fluturon 7x7-i ne surrat edhe s'do dini ku te futeni.... Pastaj kur te filloj edhe t'ju shaj si hajduta s'do keni sy e faqe ti dilni ketij biri te Sales, Lulo Krehrit qe eshte i paster si qelibar ne syte e te gjithe qorrave hokatar anti-drejtesi. Prandaj pendohuni se po erdhi Lushi me Bacen, you ngre ne ajer me llafe!!!!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/10/2021 14:40

    Pordhët me rigon degjon votuesi shqiptar qe mban gjalle ende politikanet me degjenerat shqiptar. Ky popull e meriton ta mbaje mbi supe edhe kete hale neveritese me emrin kuvend.

    Përgjigju
  • Elsa: 28/10/2021 13:38

    parlamentarizmi shqiptar ka rruge te gjate ...mjerim total kur i degjon si njerin si tjetrin

    Përgjigju
  • Arbër: 28/10/2021 11:20

    Fatkeqësisht që edhe në Skandinavi përflitet dhe pëshpëritet nga sllavët se Durrësi i është lënë në dispozicion serbis si ndërtim ashtu edhe në. menagjim... shpresoj që të jeni zgjuar nga gjumi o shqiptarët e mi...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?