Politikë

Rama i ashpër me Bashën: Mos fol sikur je akoma në pelenat e mjekut, bëhu burrë e sill argumente! Mos bëj të fortin këtu, a të keqen vëllai të kam xhan

28 Tetor 2021, 11:27| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 12:11

  • Share

Ashpër i është kthyer kryeministri Edi Rama kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa i kërkoi që të flasë me argumente dhe jo akuza boshe. Rama i kërkoi të mos 'bëjë të fortin' në Kuvend duke i thënë edhe me ironi 'a të keqen vëllai, të kam xhan'

"Arsyeja pse ti nuk fiton, nuk janë as kriminelët, as bosat, por ti, sepse me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush, Gënje veten tënde, por ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkarisht, për të të respektuar dhe ty bashkë me partinë tënde, por që kjo është partia më e bukur e lindjes, më jep një pushim. Ti mund të jesh mister lindja sot, por lind më në fund dhe mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat  e mjekut, bëhu burrë e mos hajde këtu me shpije, por argumenta. Nuk e di ku i sheh ti ata që gdhihen në çadra se ti ngrihesh vonë dhe kur ngrihesh ti, ata janë në punë. Në çadra, qysh nga dita  e parë e sot, janë rreth 400 familje, por siç ke gërmuar dhe më përpara, shko prap dhe gërmo nëse te ata në çadra ka një familje që nuk vazhdon të marrë bonusin e qirasë. Ata rrinë në çadra se ndryshe nga ty punojnë, e nxjerrin bukën me punë e tyre jo të tjerëve dhe ndryshe nga ty nuk i ka mbajtur njeri në krah për vite të tëra. Ti kur i qan hallet të tjerëve, e sidomos popullit, mban një erë hipokrizie or ti Lulëzim sa edhe këta që janë këtu që janë me ty, aq shumë e kanë të vështirë ta përballojë, sa edhe këta aq shumë e kanë gënjyer veten që je lider i tyre , sa tani pyesin, a je ti apo nuk je ti. E ke një mundësi t'i shmangësh këto budallaqe, e fokusohu te faktet e argumentet. Aman na e kurse këtë të fortin, mos e përsërit më sa të provosh se je në gjendje të rrish pranë 50 demokratëve në të njëjtën kohë, a të keqen vëllai se të kam xhanë", tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?