TIRANE- Në qeli priste ta takonin miqtë e partisë, ndërsa nga gjykata Ilir Meta priste lajme për procesin e divorcit me Monika Kryemadhin. Por asnjë zhvillim i pritshëm për sot nuk mundi të realizohej.
Anëtarët e partisë mbetën vetëm në oborrin e burgut 313, ndërsa Monika Kryemadhi nuk shkoi në seancën e pajtimit.
Nuk patëm takim me Metën, se qeveria, duke shkelur çdo lloj norme, pengoi takimin tonë të lajmëruar e kërkuar zyrtarisht. pasi hymë në oborr, pritëm mbi 1 orë e gjysmë për të na njoftuar që s’mund të bënim takimin" tha Vasili.
Sipas deputetit Petrit Vasili, për këtë takim të pritshëm me Metën ishte njoftuar SPAK, dhe ende nuk dihet se çfarë shkoi keq, apo nëse burgjet e kishin aprovuar lejen për takim.
Edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë denoncoi në konferencë atë që e quajti shkelje flagrante e ligjit dhe e konventës së të drejtave të njeriut. Për këtë ai bën me faj Ramën.
Burgun e Durrësit e ktheu në seli të PS-së. Janë mbledhur të gjithë ortakët e bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Nga ana tjetër presidentit të Partisë së Lirisë i mohohet e drejta të takohet me deputetët e tij" tha Blushi, i cili shoqërohej paraditen e sotme tek burgu 313 së bashku me Petrit Vasilin, kryetarin e KDK-së së kësaj partie, Edmond Haxhinasto, e Erisa Xhixhon.
Një ditë më parë Partia e Lirisë dorëzoi në KQZ kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 11 majit.
Nga ana tjetër, seanca e parashikuar këtë të premten në Gjykatën civile të Tiranës mbi padinë e Metës për divorc, u shty pasi Monika Kryemadhi mungoi pa arsye.
Ilir Meta pret nga gjykata zgjidhjen e martesës mbi 26-vjeçare me Monika Kryemadhin me të cilën kanë 3 fëmijë, edhe për mosdakordësi politike që i kanë shpeshtuar grindjet mes tyre. Ndërsa nga SPAK të dy janë të pandehur për korrupsion, pastrim parash, e mosdeklarim pasurie, ai në paraburgim, ndërsa Kryemadhi me masë detyrim paraqitje, në lidhje me dosjen CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i arrestuar prej 21 Tetorit 2024
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot (21 Shkurt) në lidhje me atë që e ckilësoi pengimin me orë të tëra të përfaqësuesve të partisë për ta tabuar në burg.
Meta e cilëson si një akt ndalimi të dhunshëm dhe të përsëritur, pas atyre ndaj deputetit të PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetit grek Fredi Beleri.
“E paimagjinueshme ajo që ndodhi sot ku deputetët e Partisë së Lirisë, Z. Petrit Vasili dhe Znj. Erisa Xhixho, u penguan për orë të tëra dhe nuk u lejuan, në shkelje të hapur të ligjit, të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të më takonin në ambientet ku prej 4 muajsh mbahem i izoluar në ekstrem pa fakte dhe pa prova penale”, shkruan ai në postimin e radhës, në rrjetin social Facebook.
Ish-presidenti akuzon për standardet, shkeljen e të drejtave për takime në qeli.
“Ky rast i përsëritur, pas ndalimit po të dhunshëm, që iu bë deputetit dhe kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetit Fredi Beleri, dëshmon edhe njëherë “standardet europiane” të Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë, që më mohojnë edhe të drejtën për t’u takuar deputetë dhe drejtues të Partisë së Lirisë, sipas përcaktimeve ligjore që janë respektuar prej tyre në mënyrë shumë ligjore dhe rigoroze”, nënvizon Meta.
Ai e quan arrestimin e tij më 21 Tetor 2024 si një rrëmbim nga regjimi kriminal dhe banditesk, duke e krahasuar me atë që iu bë kryebashkiakut Erion Veliaj. Meta vë krahasim edhe për atë që ndodh në Burgun e Durrësit, ku sipas tij takimet bëhen për këdo që shpreh dëshirën nga të arrestuarit e mazhorancës.
“Asnjë surprizë nga ky regjim kriminal, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe më mban të izoluar pa prova dhe pa fakte penale, kur ndërkohë të gjithë i panë veprimet shumë korrekte dhe plot përkujdesje për arrestimin e Veliajt. Ndërkohë të gjithë e dinë se burgu i Durrësit është kthyer në selinë e dytë të “Rilindjes” ku hyjnë e dalin pa autorizim prokurori dhe pa leje nga Drejtoria e Burgjeve kushdo që shpreh dëshirën për t’u takuar me bashkëpunëtorët e Edi Ramës, që po ai vetë i futi në burg”, thotë kreu i PL.
Në fund ai thekson se asgjë nuk e pengon të drejtojë Partinë e Lirisë drejt fitores.
“Beteja me Narkoshtetin është betejë për barazi përpara ligjit, që dhunohet nga Narkoqeveria e inkriminuar gjer në fyt. Asnjë iluzion të mos kenë se do të më pengojnë që të udhëheq Partinë e Lirisë drejt fitores mbi narkotrafikantët e ulur në Qeveri, Kuvend, pushtet lokal dhe në sistemin e drejtësisë”.
Postimi i Ilir Metës në Facebook
Komente

ME NXIRRNI QE KETU SE U CMENDA,,,,AAAAAAAAAAAA/////
PërgjigjuMos u nxitoni se Haxhinasto, Xhixho dhe nipi i Manush Myftiut Peço Vasili do i behen shume shpejt shok qelie Likes. Ndersa Blushin do e lene jashte si torollak meqe gruaja i punon ne ministri te drejtesise.
Përgjigju