Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i arrestuar prej 21 Tetorit 2024

Politikë

Nuk e lejuan që të takohej me drejtuesit e PL te 313-ta, Meta akuza: Ndalimi i vizitave s’më pengon do të udhëheq partinë tek fitorja! Narkoshteti më rrëmbeu

21 Shkurt, 16:49| Përditesimi: 21 Shkurt, 16:58

  • Share

1738403163_mm.JPG

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i arrestuar prej 21 Tetorit 2024

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot (21 Shkurt) në lidhje me atë që e ckilësoi pengimin me orë të tëra të përfaqësuesve të partisë për ta tabuar në burg.

Meta e cilëson si një akt ndalimi të dhunshëm dhe të përsëritur, pas atyre ndaj deputetit të PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetit grek Fredi Beleri. 

“E paimagjinueshme ajo që ndodhi sot ku deputetët e Partisë së Lirisë, Z. Petrit Vasili dhe Znj. Erisa Xhixho, u penguan për orë të tëra dhe nuk u lejuan, në shkelje të hapur të ligjit, të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të më takonin në ambientet ku prej 4 muajsh mbahem i izoluar në ekstrem pa fakte dhe pa prova penale”, shkruan ai në postimin e radhës, në rrjetin social Facebook.

Ish-presidenti akuzon për standardet, shkeljen e të drejtave për takime në qeli.

“Ky rast i përsëritur, pas ndalimit po të dhunshëm, që iu bë deputetit dhe kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetit Fredi Beleri, dëshmon edhe njëherë “standardet europiane” të Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë, që më mohojnë edhe të drejtën për t’u takuar deputetë dhe drejtues të Partisë së Lirisë, sipas përcaktimeve ligjore që janë respektuar prej tyre në mënyrë shumë ligjore dhe rigoroze”, nënvizon Meta.

Ai e quan arrestimin e tij më 21 Tetor 2024 si një rrëmbim nga regjimi kriminal dhe banditesk, duke e krahasuar me atë që iu bë kryebashkiakut Erion Veliaj. Meta vë krahasim edhe për atë që ndodh në Burgun e Durrësit, ku sipas tij takimet bëhen për këdo që shpreh dëshirën nga të arrestuarit e mazhorancës.

“Asnjë surprizë nga ky regjim kriminal, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe më mban të izoluar pa prova dhe pa fakte penale, kur ndërkohë të gjithë i panë veprimet shumë korrekte dhe plot përkujdesje për arrestimin e Veliajt. Ndërkohë të gjithë e dinë se burgu i Durrësit është kthyer në selinë e dytë të “Rilindjes” ku hyjnë e dalin pa autorizim prokurori dhe pa leje nga Drejtoria e Burgjeve kushdo që shpreh dëshirën për t’u takuar me bashkëpunëtorët e Edi Ramës, që po ai vetë i futi në burg”, thotë kreu i PL.

Në fund ai thekson se asgjë nuk e pengon të drejtojë Partinë e Lirisë drejt fitores.

“Beteja me Narkoshtetin është betejë për barazi përpara ligjit, që dhunohet nga Narkoqeveria e inkriminuar gjer në fyt. Asnjë iluzion të mos kenë se do të më pengojnë që të udhëheq Partinë e Lirisë drejt fitores mbi narkotrafikantët e ulur në Qeveri, Kuvend, pushtet lokal dhe në sistemin e drejtësisë”.

Postimi i Ilir Metës në Facebook


Lajmi kryesor:

Haxhinasto, Blushi dhe Xhixho shkojnë të takojnë Metën tek 313-ta, u refuzohet takimi, Vasili: Narkoshteti problem ka presidentin e PL-së


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?