Rindërtimi i hekurudhës Tiranë Durrës dhe ndërtimi i aksit të rri hekurudhor Tiranë-Rinas pritet të përfundojë në dhjetor 2020.
Për dy vjet do të zhvillohet një investim prej 35 milionë eurosh, fonde që Bashkimi Evropian ja jep Shqipërisë si fituese e projektit në garën e thithjes së investimeve të vendeve të Ballkanit në kuadër të procesit të Berlinit.
Sa është fluksi i tanishëm i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe sa pritet të shkojë ky fluks pas investimit?
Jurgis Çyrbja, deputet i PS
Aktualisht fluksi është shumë i ulët. Pa llogaritur aksin e ri Tiranë-Rinas, në linjën Tiranë-Durrës fluksi vjetor pritet të shkojë rreth 6-7 qind mijë udhëtarë në vit.
Ani Dyrmishi, Drejtor i Hekurudhës Shqiptare
Por deputeti Tom Doshi është skeptik për vënien në funksionim të linjave.
Mirë se hekurudhën e bëtë, po për trena keni menduar? Se trena ne nuk kemi fare.
Tom Doshi, deputet i PSD
Në këtë fazë nuk mund të përfshihej në këtë projekt investimi për trenat. Ne po punojmë për një moment tjetër për këtë.
Thimio Plaku, Drejtor i Politikave te Transportit
Gjatë mbledhjes, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja nuk i kurseu kritikat ndaj ministrisë së Arben Ahmetajt.
Kush jeni ju? Emrin tuaj nuk e kam këtu, kam 5 emra të tjerë. Unë për respekt të kolegëve do ta vijoj mbledhjen sot, por përcilljani kabinetit të ministrit se unë nuk do ta pranoj më mbledhjen nëse niveli i përfaqësimit nuk do të jetë në nivel zëvendësministri e lartë. Ju jeni të nderuar në punën tuaj, po në këtë komision diskutimi është më së pari politik.
Ulsi Manja, kreu i Komisionit të Ligjeve