Nxënësit e helmuar nga spraji me piper që u hodh në ambientet e gjimnazit "Janaq Kilica" në qytetin e Fierit kanë lënë spital pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. Pak orë më parë drejtoresha e spitalit rajonal të Fieri tha se nën kujdesin e tyre ishin edhe 14 nxënës, por që tashmë janë nxjerrë në gjendje të stabilizuar dhe ndodhen pranë familjes së tyre.
Nxënësit u dërguan në urgjencën e spitalit të Fierit, pas problemeve me frymëmarrjen dhe djegie në lëkurë e sy, por që fatmirësisht ndodhen në shtëpitë e tyre. Kjo është një situatë e pazakontë e përsëritur 2 herë brenda 10 ditësh, e krijuar nga një nxënës problematik i kësaj shkolle.
'Pak minuta më parë ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.
Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin. Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë', thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë
Lajmi kryesor: