Sociale

‘Hëna e Përgjakur’, eklipsi hënor i kapur në foto dhe video anembanë botës

8 Shtator, 08:01| Përditesimi: 8 Shtator, 08:33

  • Share

Njerëzit në të gjithë botën ishin dëshmitarë të "Hënës së Përgjakur", një fenomen që ndodh kur Hëna kalon nëpër hijen e Tokës, duke marrë një nuancë të kuqe të thellë.

Shfaqja magjepsëse ishte e dukshme në tërësinë e saj në disa vende anembanë botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Eklipsi i fundit total hënor i dukshëm ishte në mars të këtij viti, ndërsa ai para tij ishte në vitin 2022.

Një eklips i rrallë total, kur Hëna bllokon dritën nga Dielli, do të jetë i dukshëm në një pjesë të Evropës më 12 gusht 2026.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?